TE RINJTE E F.R.P.D.-SE NE LAGJEN RUS!
Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Dje të rinjtë e FRPD-se shpërndanë ftesa për protestën e datës 2. Qershorë dhe biseduan nga afër me shitësit e dyqanave dhe banorët e Lagjes Rus për problematikat e tyre ekonomike dhe shoqërore.
Banorët e kësaj lagje të vjetër të qytetit të Shkodrës me tradita patriotike, qytetare dhe demokratike, shprehën shqetësimet e tyre për ekonominë e rrënuar, papunësinë e të rinjve dhe situatën e rënduar psikologjike në të cilën ndodhen jo vetëm banorët e R lagjes Rus por të gjithë tregtarët e vegjël të qytetit të Shkodrës.
Qeverisja skandaloze e Rilindjes është shkaktarja e kësaj situate të rënduar e cila ka ndikuar tek bizneset e vogla të kësaj lagjeje dhe pasiguria për të ardhmen kryesisht e të rinjve të kësaj lagjeje që mbështet protestat e opozitës dhe ka votuar gjithmonë për P.D.-në.
Këto aktivitete dhe bashkëbisedime e të rinjve të Forumit, ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë për banorët dhe të rinjtë e kësaj lagjeje me histori dhe tradita.
Zoti Arvit Bushati, kryetari i F.R.P.D.-së dega Shkodrër shkruan në statusin e tij: “Sot me te rinjte e forumit ishim në lagjen Rus, takuam qytetarë e tregtarë e ku dëgjuam prej tyre vështirësitë që po kalon biznesi nga qeveria e Edi Ramës.
I ftuam ato në protesten që opozita e bashkuar do organizojë me datë 2 qershor ora 19:00.
Rama Ik tanimë nuk është vetëm nje thirrje e demokratëve, por është kauza në të cilën po mblidhen të gjithë shqiptarët”.

Facebook Comments