Nga Ilir DEMALIA

Nuk dua të hyjë fare në analiza për huliganizmin që ka ndodhur ne ndeshjen Laçi-Tirona dy ditë më parë. Kampionati futbollit nuk ka asgje të përbashkët me garën e bukur të futbollit.

Jam tifoz i Tironës që fëmijë. E kam ndjekur atë ekip atë Tironë që nga viti 67 ku isha vetëm 7 vjeç dhe u largova nga shtëpia pa leje për të parë Tironën në Kavajë.

Tifozat e Tironës kanë qenë tifozat më simpatikë, qytetaria dhe urrejtja kundër regjimit çfaqej në forma të ndryshmë, një luftë e pa deklaruar ishte kundër tifozave të Tironës në stadiume nga policia si reaksioni siç i quante shteti.

Tirona dhe tironcit kanë qenë model harmonisë fetare dhe dhe respektit ndërsjellë dhe kurrë nuk kanë bërë karshillik.

Tirona në futboll ka pasur lojtarë yje ortodoks e katolik që i kanë dhë tituj e nder asaj Tirone model sëbashku me vëllezerit e tyre myslyman në ekip, si legjendat , Luigji (Bixh) Bytyçi, Josif (Xux) Kazanxhiu, Niko Xhaçka, Perekli Dhales, Arben Bukoviku, Millan Baçi, Arben Minga, Agustin Kola, Nard Liti në futboll. Ne basketboll Legjenda Vaso Shaka, Piro Koleka, Kostandin Shkurti, Roland Avrami. . .

Të gjithë sëbashku me vëllezërit e tyre myslyman të ekipt me tranierët Myslym Alla dhe Enver Shehu, futbollistët Skënder Halili, Ali Mema, Skënder Hyka, Gëzim Kasmi, Bujar Tafaj, Gut Tafaj, Fatmir Frashëri, Arben Çela, Bari Ishka, Petrit Dibra, Sulejman Mema,Mirel Josa, Shkëlqim Muça, Arjan Bimo, … në basketboll Kujtim Kasmi e Gavrosh Levonja, kanë vepruar si një familje e madhe që quhej TIRONA dhe në stadiume është thirrur nga tifozëria gjithmonë TIRONA! Jo Allahu Ykber si bënë në Laç ata që unë nuk mund ti quaj tifozë të Tironës por turpi Tironës.

Tirona është e atyre që duan Tironën dhe nuk është as e Krishtit e as e Muhamedit por e Zotit të saj që është TIRONA.

[email protected] 1966
ok

Foto Tirona e vitit 1966

Facebook Comments