Nga Enver ROBELLI

Hashim Thaçi më 2013 për Sali Berishën

«Me punën dhe qëndrimin tuaj Ju do të respektoheni gjithmonë si lider i rëndësishëm historik i Shqipërisë demokratike, i tranzicionit dhe sfidave 23 vjeçare të shtetit shqiptar. I nderuar Kryeministër Berisha, Ju keni dhënë kontribut të pamohueshëm për fitoren e demokracisë në Shqipëri, keni mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon. Kontributi juaj do të mbetet historik për integrimin e Shqipërisë në NATO, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe hapjen perspektivës për integrime euroatlantike. Ju do të mbeteni përgjithmonë miku im dhe burrështetas i nderuar i popullit të Kosovës».

Hashim Thaçi më 2019 për Sali Berishën…

Kriminel, hajdut, i pabesë…

Më shumë s’po citojmë. Problemi i shumë politikanëve shqiptarë është raporti i tyre me të vërtetën. Është raport i çrregulluar, fleksibël. Çfarë kanë thënë dje, nuk vlen sot. Dhe çka thonë sot, nesër nuk vlen. Vetëm një gjë vlen: ruajtja e pushtetit me çdo kusht dhe mjet.

Facebook Comments