Nga Getoarbë Mulliqi BOJAJ

Ti po rritesh, e bashke me ty po rritemi edhe ne.
Na ke dhuru krejte ndjenjat e universit, na ke bo me perjetu cdo emocion te mundshem. Ke aftesine me ma dridhe dhe shkri zemren brenda 1 sekondi te vetem. Me ke bo me lype me u rrite ma shpejte, e njekohesisht me iu lute kohes me ndalu se kaluari kaq shpejt!
Ti sot po behesh 2, e une ende sikur dje e kujtoj diten ma te lumtur dhe frikshme te jetes time – lumturia me e madhe me ta pa fytyren qe ta kisha imagjinu si ma te bukuren ne bote – si kjo qe e ke, me ta degju te qaren e pare te cilen ende e kujtoj – edhe pse s’ke qene qaramane me, dhe me ta ndje aromen qe ende e ke nen qafe dhe do ta njihja mes te gjitha aromave te botes. Jam frikesu nga lindja, nga ajo se cka po me pret; jam frikesu shume qe nuk kam me qene nana ma e mire, qe ndoshta nuk ka lexu e s’jam informu sa duhet; jam frikesu qe duke te ta nderru pelenen kam me te cmontu, e qe kur ta jap me pi ka me te mbete ne fyt e s’kam me dite qysh me reagu, apo qe kur te laje ke me me rreshqite nga dora. E krejte keto erdhen me pergjegjesi – u rritem me ty dhe i mesuam te gjitha bashke, e per fatin tone te mire asnje nga te lartpermendurat nuk ndodhen dhe ti na e ke lehtesu krejte kete proces duke qene beba me e mbare qe e kam pa deri me sot.
Ne ditelindjen tende te dyte, du me kerku nga ti me vazhdu me qene e vogla e jone. Me pase nevoje per neve perhere, sic ke tani. Me kerku me u mbeshtete tek ne e me u struke tek barku i jone per me e bo gjumin e mire. Me kerku qe kur vrahesh e rrezohesh me ta puthe lendimin qe me te kalu dhimbja. Me kerku dashnine dhe vemendjen tone, edhe kur i ke syte e te gjitheve – por ti prape me dashte me i pase vetem syte tane kah ti, sikur tani. A bon mos me te ardhe marre me qene beba jone, pergjithmone?
Eva Zoe e botes tone te cudirave,
Eva jone e shendoshe, e bukur, e mencur, e magjike;
E kam mendu kete urim tash e sa kohe, ama fjalet e bukura per ty m’i komplekson ti.
Mam, ti ma ke permbushe jeten – duke mos e dite se sa pak kuptim kishte pase pa ty.
Une mezi e kujtoj kohen se si ishte para se te vije ti, diell!
Ti je kuptimi i cdo mengjesi, frymemarrjeje e arsyes sime.. ti qenke gjithcka qe une kam deshiru, por s’kam gjete fjale me te kerku, ashtu qysh s’po i gjej fjalet me e thure urimin ma te bukur ne univers… sepse ti je EVA ZOE.
Paç shendet bije e u gezofsh ashtu qysh vec ti ke dite me na gezu me ardhjen tende.
Me te thane te du, po me duket shume ordinere, sepse ti meriton ma shume! Ti qe me je dashnia vete❤️ ti qe boten na e ke bo vend ma te bukur❤️

Facebook Comments