Nga Klajdi BELLO

Protesta studentore e “Dhjetorit të dytë”, e cila nuk kishte aspak lidhje me studentët e Dhjetorit 1990, kërkuan të ndalnin protestën se do shkonin të hanin bakllavanë, më kujton Adamin dhe Evën me mollën e ndaluar.

Nuk kam kurrë për të harruar ato momente përplasjesh kur nuk lejonit njerëzit e thjeshtë të shprehnin pakënaqësit kundër qeverisjes aktuale, sistemit në tërësi, pasi urdhërat ishin që mos të lejonit kauza të tjera ti bashkoheshin protestës studentore.

Mëndjemadhësia, egoizmi, lufta për protagonizëm, karshëria, përgojimi, diskriminimi, refuzimi i intelektualëve, pedagogëve të shquar bëri që dështimi të ishte i paevitueshëm.

Nuk lejuat zgjedhjen e një përfaqësie, një lideri sepse menduat që ishit të gjithë lidera, duke anashkaluar çdo këshill që vinte për ta çuar deri në fund kauzën.

Ajo që bëtë, tradhtia e kauzës për t’ju nënshtruar partive, porsi prindërit tuaj që u kanë ushqyer në të njëjtën mënyrë, bëri që një protestë madhështore të kthehej në një turp për brezin tuaj.

Do ti mbaj mend mirë të gjithë ata që e mbështetën me të vërtetë atë protestë, ata që besuan se diçka mund të lindte por mbi të gjitha ata që na tradhtuan.

Do të vij dita që do të rriteni, do krijoni familje dhe fëmijët tuaj do t’ju kërkojnë llogari, do mund ti gënjeni, por historia do t’ju demaksoj ashtu siç u demaskuat duke shitur të ardhmen për të tashmen.

Jam i bindur se një ditë njerëzit e mirë të këtij vendi do ta marrin në dorë fatin e vendit dhe juve nuk do t’ju ngelet gjë tjetër veçse njolla e historisë së tradhtisë, studentore dhe kombëtare.

Facebook Comments