Nga Besart LOGU

Është detyrë e çdo prindi ti shpjegojë dhe kujtojë fëmijës tij, sot edhe nesër, se Rilindja e ktheu Krimin në institucion! Se Shteti pas 101 vitesh (kur Rilindja erdhi në pushtet) pushoi së ekzistuari! Se modeli i rrugës u promovua deri në nivelet më të larta! Se antivlerat u kthyen në vlera! Se perversiteti u reklamua si modernitet! Se njeriu u kthye në frymor që ndjek instiktin! Se Rilindja ishte kanceri për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Njësoj si propaganda majtiste-lgbti-iste, që nuk bën pushim asnjëherë, edhe ne duhet të punojmë me brezat për ti orientuar drejt vlerave që Zoti i zbriti në Tokë dhe të parët tanë i përqafuan, mbajtën dhe trashëguan!
Duhet tu shpjegojmë se përpara ligjeve që prodhoi mendja njerëzore ka ekzistuar një rend tjetër që njeriun e disiplinonte duke i njohur kufijt e të drejtave dhe detyrimeve që ka. Se besimi në Zot është palca kurrizore e ekzistencës njerëzore! Se familja është e shenjtë dhe duhet mbajtur duke bërë gjithçka për të mos e humbur! Se njeriut i është dhënë forca mendore dhe ajo fizike për të qënë i fortë në jetë! Se duhet të punojë vetë dhe të mundësojë të mirat materiale me djersë dhe jo të presë nga shteti. Se autoriteti duhet njohur dhe respektuar por dhe kundërshtuar kur shkelet dinjiteti njerëzor! Se duhet falur më shumë se urryer dhe nëse do gjykojë nuk do ketë kohë dhe mundësi për të dashur! Se jeta është e bukur dhe duhet gëzuar me të gjithë kompleksitetin e saj!

Bashkë ja dalim!

✌️

Facebook Comments