Nga Erl KODRA

Asht varë do larushk nëpër grezë, e nuk duket
Filli i rranjëve prej nga vjen trishtimi.

Ti shikoje mirë vëlla, se ka një xixë
Të fshehun diku rreth e rrotull kronit që nuk shterron.
As dimën, as verë.

Prej dimnit tonë; unë kam ruejt do fletë.
Due me thanë do letra të mbushuna me shkrim dore.
Me fjalë që vetëm unë e ti i kuptojmë.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Facebook Comments