Nga Kastriot DERVISHI

Zakonisht ambientalistët protestojnë kur shohin foto gjuetie me kafshë të vrara.
E kanë si reagim të natyrshëm për mbrojtjen e natyrës.
Ja një foto e vitit 1982 që flet shumë.
Janë tre breza të një dere.
Diktatori, i biri dhe nipat.
Përpara janë 4 derra (🐷) të egër të vrarë në gjueti.
Të gjithë kënaqen me gjak.
Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli.
Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit. Edhe ata duhet të mësoheshin me erën e gjakut.

Facebook Comments