Nga Adela RADOVANI

Nuk do e kisha komentuar anglishten e këputur të Maliqit sikur të mos ishte për një trend i frikshëm ndër albanezë që shumica e grave të zëshme i ka thellësisht injorante.

Hajdarja në parlament këput kopaçe çdo të enjte si të ishte në stand up comedy,

Spiropalja ul sytë kur flet kryetari,

Shahini nuk di asgjë mbi arsimin, ajo e ekonomisë nuk dihet si e ka emrin e as duket të ketë ndonjë gjë për të bërë për ekonominë.

Doda vazhdon ulurimat dhe histeritë në panele…

Kryemadhi… nuk kam ça t’i them asaj. Më mbarojnë fjalët.

Burrat kanë një Ndokë, gratë janë të gjitha Narde, nga e para te e fundit.
Shumë, shumë pak, ndonjë gazetare tek tuk që lihet e qetë të punojë, arrin të shpëtojë nga mediokriteti i shumicës.
Jam e bindur që ka gra më të hajrit ky vend. Po ku janë?
Besoj, larg prej këtej ose thellë aty ku nuk ke pse të përzihesh me botën e pisët politike dhe Vip-anjoze shqiptare.

Facebook Comments