Nga Fehmi TANÇI

Bëri deklaratën më të pazakontë dhe fyese kundër një kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikë, (sot president i SHBA-ve) në media ndërkombëtare, duke e quajtur #Turpi_i_Njerëzimit…, dhe kanë 24 orë që nuk pushojnë me të gjithë kazanët që kanë në dispozicion që këtë parrullën “Borchardt të të vijë turp” t’a quajnë kërcënim që i është bërë këtij zotërisë, madje shantazh dhe kërcënim për jetën.

Dhe opozita si e kapur në krim, nxitojnë të thonë jo po ti gjejë drejtësia, jo po e ka shkruar vetë qeveria për të fajësuar opozitën, etj., etj.

Me qëndrimet e disafishta që ky institucion ka mbajtur në këto 29 vite me standartet e zgjedhjeve në Shqipëri, edhe unë e mbush gojën plot dhe them:
Turp për këtë OSCE që na ka parë njëherë si Evropë dhe dy herë si Afrikë.

Ndërsa me qëndrimin e njëanshëm që OSCE dhe drejtuesi i saj Borchardt kanë mbajtur në këto 6 vite, si avokatë të hapur të Rilindjes dhe si agresorë ndaj opozitës në vend, ja unë po e them hapur:

Borchardt shame on you!

Facebook Comments