Nga Ergin ZALOSHNJA

Janë kta Liberalucët që qajnë për Notre Damin! Janë kta që u shqepën me fonde EU! Janë kta delikatët e qytetit! Kta që bëjnë protesta ekzotike dhe pastaj i fusin noi after party më vonë si për të shplarë gurmazin! Kta që flasin se protestuesit duhet të jenë më të përmbajtur, më të veshur bukur dhe stylish, mundësisht me pankarta memesh të kombinuara këndshëm që të shkrihemi gazit nēpër rrjete sociale! Sot kta individë janë hipokritët e qytetit! Sot kta shqetësohen më shumë për kazanët në flakë se sa për jetët e banorëve të Unazës sē Re, banorëve të Shkozës apo të Bregut të Lumit! Shqetësohen për muret e KM por nuk shkruajtën kurrë një frazë për babëzinë e Rilindjes që nuk po kursen askënd! Nuk ju dhimbset aspak Teatri Kombëtar sepse medemek e ndërtuan Fashistët, por ama të fusin duart nē fyt për të mbrojtur Piramidën e Neverit (ironike apo jo?)! Janë po të njëjtit që shqetësohen për ngrohjen globale dhe nuk ju bën aspak përshtypje betonizimi i Tiranës nga fismidhja Erion Veliaj!
Janë po të njëjtit që frekuentojnë ekspozita leshi, me artistë leshi dhe pretendojnë se njohin Artin, mjaft që aty të jenë prezent ndonjë person VIP dhe i kuruar deri në lidhëset e këpucëve! Kta njerëz të sulen me vrap kur ju thua që je Patriot dhe do bashkimin me Kosovën (sepse për ta Patriotizmi sot na qënka Fashizëm)! Kur në fakt i vetmi Fashist në vend është eDrama dora vetë.
Kta janë njerëz që jetojnë në njē realitet paralel dhe nxjerrin teori të tipit: Kjo Opozitë nuk bën, kshuqë derisa të dali nga dheu ndonjë opozitë e hajrit le të mbajmë Dramën mbi kokë! Kta individë mbahen fort mbas establishmentit sepse nuk mund të bështyjnë dot dorën që i ushqen! Dje Tirana u dogj! U dogj nga indiferenca juaj o njerëz plastikë! Tirana nuk është vetëm e juaja! Tirana është e imja, e jona, e të gjithëve atyre që realisht duan të jetojnë në një qytet ku rrespektohet njeriu, prona, besimi, familja, kultura, natyra, gruaja.
Ps: Kjo ish Opozitë ka shum mëkate mbi supe, dhe aktualisht po i vuan mbi kurriz me mosbesimin e njerëzve të papërfaqësuar. Por ama nuk mund të merresh me opozitën kur ke elefantin në mes të dhomës që të mbyt me gaz, të shkreton shtëpinë, të le pa punë dhe të ardhme, të rrëmben prodhimet e bahçes, të shkatërron kulturën, të degjeneron arsimin, të shet vendin, të helmon me ilaçe të skaduara, të mbyt me taksa kafshërore, të falimenton bisnesin, të ul dinjitetin! Nga mbrëmë zyrtarisht jemi nën Juntën policore të diktaturës së neo-komunistëve që kanë veshur xhaketën e Fashizmit! Jemi në gjëndje të jashtëzakonshme!

Facebook Comments