Nga Faruk MYRTAJ

Me shumë kollajllëk, madje për tu shfaqur si elitarë, të kahjes shpirtërore, me lidhje të posaçme me Zotin a Hyjtë, për të mos përdorur trajtën lindore Perëndi, si kredi të mjaftueshme për të hyrë në Odën e Letrave, ose si Kod, themi: E Para ishte Fjala!

Paskëtaj jemi të lejuar të shtojmë sa të duam Fjalë të tjera, pa dyshuar për asnjë çast se kur thuhet “Fjala ishte e Para”, mund të jetë fjala për Fjalën e Zotit…jo të Robit!

Në një qytet të urtë me pamje nga Tomorri, një nëpunës sjellje-bukur, korrekt te Zoti-ndonse ky që sapo zumë n’goje nuk lejohej as si përmendje, shprehej: “Jemi më në rregull nëse themi ‘Për atë shkresë, jo për atë besë'”!

Edhe pse burokracia ishte armik i përhershëm i socializmit, dhe kundër saj mbëlidhej hera-herës Byroja Politike, në pluralizëm e nxorëm jashtë loje fare.
Gjithçka flitet e përflitet në Parlament, në Fjalëtore, kushdo ndodh të ndodhet brenda asaj salle ka lirinë t’i thotë tërë sa ia do shpirti i lirë, por si në këtë foto më poshtë, një masë e madhe boreale të rri përballë…
Ky mur ftohtësie ta merrë gojën…

Ende, E Para është Fjala, pasi e ka thënë FortLartësia e Tij.

Faruk Myrtaj

Facebook Comments