Nga Jonila GODOLE

Para dy vjetesh, me qelloi te ulesha per darke ne nje tryeze prane nje punonjesi te Bashkise dhe dy zyrtareve te larte te huaj, te njohur per shqiptaret. Biseda po vertitej rreth ndryshimeve ne Tirane nga 1990-a deri me sot, dhe dikur u fol per Piramiden. Punonjesi i Bashkise tregoi planet per ta kthyer Piramiden ne qender teknologjike, ose muze te arkitektures moderne per te rinjte. Funksionaret e huaj i mirepriten keto propozime. Une kembengula qe Piramida si vend kujtese qe ishte duhet te kthehej ne muze te diktatures, per me teper qe ne Tirane nuk kishte asnje monument zyrtar dhe asnje muze te mirefillte per krimet e komunizmit. Por pas pak minutash debati, njeri nga bashkebiseduesit e huaj nderhyri me delikatese duke thene qe thellimi i kesaj teme nuk i shkonte atmosferes festive te darkes, keshtu qe u kalua te tema te tjera, “me te lehta”…
Kjo bisede m’u kujtua keto dite, pas prezantimit te projektit te ri te Piramides. Nga mediat shqiptare ai u etiketua si “mahnites”, nga agjensite e huaja qe mbeshtesin qeverine shqiptare si “projekt modernizues per godinen e epokes sovjetike”. Ne thelb, Piramida eshte ajo qe eshte: Nje rrenoje e mazoleumit te inaguruar tre vjet pas vdekjes se Hoxhes per te garantuar pavdeksine e tij ne breza. Pamjet e meposhtme shkeputur nga revista e SIGURIMIT “Ne sherbim te popullit” (No. 11, nentor 1988) tregojne funksionin fillestar te Piramides.
Pas 1990-es Piramida u transformua de jure ne qender kulturore, por de facto ne qender sherbimesh komerciale. Besoj se ky do te jete edhe funksioni baze i Piramides se re dhe kete mund ta kritikojme apo lavderojme sipas deshires.
Por mua me shqeteson fshirja e kujteses historike ne çdo projekt rehabilitues qe lidhet me trashegimine kulturore. Nuk iniciohet asnje konsultim apo debat shoqeror, se çfare kuptimi te ri do t’i mbivendosim nje godine me histori dhe axhende specifike. Ish-muzeu i dikatorit a mund te kthehej ne muze te “Terrorit Komunist Shqiptar”? Ku tjeter mund te ngrihej nje qender muzeale per diktaturen se sa aty, ne nje vend te mirefillte kujtese? Por qe piramida te kthehej ne nje lloj muzeu anti-Enver dhe anti-enverizem do te thoshte qe te hapej debati publik per qendrimin tone ndaj diktatures dhe ky debat qeverive shqiptare nuk u ka interesuar ndonjehere, aq me pak sot. Ta ktheje Piramiden ne nje muze te diktatures do te thoshte qe te distancoheshe nga politika kriminale e atij sistemi. Te lejoje hapesire debati mes te majteve, te djathteve, qytetareve pa parti, per menyrat si funksiononte sistemi; cili ishte roli i gjithsecilit prej nesh ne mbajtjen ne kembe te pushtetit enverist per 45 vjet; kush beri rezistence; si u sollem ndaj pergjegjesve dhe viktimave te diktatures pas 1990-es, etj. etj.? Nga ana tjeter, kam frike se nese qeveria socialiste do te miratonte nje muze anti-Enver rrezik qe Piramida (me gjithe kundershtimet qe do te kishte ne fillim) te kthehej ne nje vend pelegrinazhi per enveristet.
Sidoqofte nje hapesire mund te gjendej brenda Piramides moderne per te strehuar nje muze ne kujtim te viktimave te diktatures. Sepse europianë nuk na bejne fasadat e godinave, por vlerat historike qe ato perfaqesojne.

Facebook Comments