Nga Sami MILLOSHI

Me mikun tim Agron Tufa mua me bashkon ideja per te reaguar ndaj te keqes. Ai eshte kampion i rralle ne reagimin ndaj te keqes. Me te me bashkon ideja per te pohuar ca te verteta te mohuara dhe te fshehta per gjysem shekulli. Ai eshte kampion i rralle i lirise dhe i shpalosjes se te vertetave. Bashke me shoket e tij, se trimi i mire ka shoke shume. Dhe une e e ndjej se Agroni ka aq shume miq dhe dashamire sa mund ta mbushte plot rrafshulten e tij te mrekullueshme te Kastriotit ne Diber .Aq sa ku nuk do te kishe mund me hedhe as kokrren e molles.

Agron Tufa ka nje tufe me femije shume te bukur. Ai do qe femijet e tij te mesojne te verteten per historine e Shqiperise. Ta ndihmojme se nuk e ka vetem per femijet e tij, e ka edhe per nipin tim, pra e ka per gjithe femijet e Shqiperise.

Agron Tufa po thote ta duam njeri tjetrin dhe te mos kapim dyfeket ndaj njeri tjetrit se keshtu vecse ngreme nga varri nje kriminel si Enver Hoxha qe e ktheu ne burg Shqiperine. Ta perkrahim se po thote nje te vertete. Nuk ka ambasador qe te na beje ta duam njeri tjetrin po nuk na thirri gjaku yne si shqiptare ta bejme vete DASHURINE MIDIS SHQIPTAREVE.

Ne librin tim me tregime PROPOZIM NE QIELL, kam midis te tjereve edhe tregimin ” UNE NUK JAM VETERAN.”

Kam deshire qe kete tregim ta lexoje miku im Agron Tufa. Ne pamundesi per ta takuar Agronin, librin ia kam lene me autograf ne shenje respekti tek sekretarja e tij ne Institutin e Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit kur isha vjet ne Tirane.

Aty ne ate tregim kam rrefyer nje peng. Deshiroj qe ate peng edhe Agroni ta dije. Sepse te tjerat dihen. Qe une,per shembull,kam qene zevendeskryeredaktor i ” Zerit te popullit”, qe pastaj jam larguar me deshiren time me doreheqje nga ajo gazete. Qe ne ate gazete retushoheshin jo vetem fotografite, por edhe historia…E te tjera e te tjera…

Agron, ti je shkrimtar nga me te miret qe ka sot Shqiperia, je perkthyes, publicist klas. Por mbi te gjitha, ti je NJERI I LIRE me mendje te hapur. Dhe per te tille ka nevoje sot Shqiperia qe mjerisht kuterbon prej nje fryme skllaverie!

Te faleminderit miku im per trimerine e mencur qe ke treguar gjer me sot. Une besoj se ti je TRIMI I MIRE ME SHOKE SHUME! Dhe besoj tek fitorja e DRITES mbi ERRESIREN.

TI je ne anen e DRITES , Agron!

Kjo pikture me tufe lulesh eshte e imja.Jam une autori. Une ta dhuroj ty nga larg nga ky vend i bekuar qe i thone Amerike!

Facebook Comments