Nga Prof.Sejfi PROTOPAPA

Ballit Kombetar mbrojtesi i te gjitha te drejtave kombetare e ka per detyre, mbron dhe vlereson, mbeshtet plotesisht çdo kontribut i cili perputhet me mbrojtjen e interesave dhe vlerave kombetare.

Per hir te Rilindasve Shqiptare, besimtaret Ortodoks te Elbasanit duhen perkrahur nga te gjithe shqiptaret kudo qe jane ne bote sepse ata jane simboli i vertet i Shqiptarise moderne, me nje Kishe te çliruar Shqiptare dhe me vllazeri nderfetare.

Besimtaret Ortodoks te Elbasanit jane shprehja e lirise fetare te plote sepse Kisha Ortodokse e Shen Merise ne Elbasan eshte vendi ku besimtaret Otodoks i luten Perendise se bashku me bariun e tyre vendas, prifti i dorezuar kanonikisht, At’ Nikolla Marku.

Urata Nikolla Marku duhet te perkrahet pa rezervim nga te gjithe Ortodoksit Shqiptar dhe mbare shqiptaret kudo, sepse ai priti me durim abuzimet e peshkopit Janullatos deri sa mori doren e Perendis i dorezuar si Prift per tu bashkuar me vellezerit e tij Ortodoks Elbasanas te meshoj ne Kishen e Shen Merise, keshtu duke vijuar traditen e Hiresise se tij Peshkop Visarion Xhuvani, martir i Ortodoksise dhe i Kombit Shqiptar.

Me posht, t’i ofrojme lexuesit shqiptare historine e vertet se si eshte ecuria e zgjedhjes se At’ Nikolla Markut ne krye te Kishes, shkruar nga i ndjeri Profesor Sejfi Protopapa SHBA.

Shen Merija ne Elbasan, Kishe Ortodokse e Pavarur Shqiptare!

Te dielen ne mengjes, te dates 08 tetor, te vitit 1995, Besimtaret Ortodoks te Elbasanit, te drejtuar nga Prifti vendas Shqiptari At Nikolla Marku, deklaruan kishen e tyre Shen Merija te pavarur nga peshkopi grek Janullatos.

Me ndihmen e Arqimandritit Ortodoks Shqiptar, Theofan Koja dhe me pjesemarrjen e At Gjergji Trebicka, At Nikolla Marku kremtoi liturgjine e meshes per here te pare ne ate kishe.

Po te dielen ne oren 19 te mbremjes gazetari Sokol Gruda ne radio BBC lajmeroi popullin shqiptar me hollesi per ngjarjen e dites se Elbasanit.

Midis te tjerave BBC njoftoi se prifti Grek Martin Ritzi, dora e djathte e peshkopit Jonullatos, nuk lejonte qe prifterinjte Shqipetar te benin meshen.

Kur u njoftuan besimtaret per kete nderhyrje, ata filluan te therrisnin Jashte me te huajit.

Si rezultat i kesaj prifti Martin Ritzi, nenshtetas Amerikan me origjin Greke, se bashku me perkthyesin e tij u largua nga salla e kishes.

Mesha filloi ne oren 9 e drejtuar krejtesisht nga shqiptaret.

Pjesemarrja e besimtareve Elbasanas ishte jashtezakonisht e madhe sepse ata kishin pritur per nje vit diten kur vendasi dhe shqiptari i tyre, At Nikolla Marku te ishte dorezuar prift dhe te drejtonte kishen e tyre.

Ne fakt me shume se 2000 firma ju dorezuan peshkopit Jonullatos duke ju lutur atij ta dorezonte prift Nikolla Markun.

Peshkopi Grek Janullatos si pergjigje tha; “Akoma nuk kam marre fjalen nga perendia per ta bere Nikollen Prift”.
Ne lidhje me keto veshtiresi te besimtareve Ortodoks te Elbasanit, Arqimandriti Theofan ne predikimin e dites midis te tjerave tha; “Perendia, Zoti i yn Jezu Krisht, zgjodhi nje apostol te vyer dhe e dorezoi Nikolla Markun prift per te plotesuar deshiren e Ortodokesve te Elbasanit dhe per te vleresuar pasionin e Nikolla Markut qe t’i sherbej kishes Ortodokse Shqiptare, me te vertet autoqefale, sipas parimeve te rilindasve Shqiptar dhe themeluesit te kishes Imzot Noli.

Mbas meshes dhe predikimit, besimtaret e Kishes zgjodhen keshillin drejtues te Kishes, me vota te lira, dhe At Nikolla Marku u zgjodh kryetar i keshillit Kishtar. Keshtu ky keshill i formuar deklaroi Kishen Shen Meri te Elbasanit te pavaruar nga personi i peshkopit Jonullatos dhe administrates se tij.

Njekohesisht keshilli I kishes deklaroi se Kisha Shen Meri eshte domosdoshmerisht pjese e pandare e Kishes Ortodokse Shqiptare, me te vertet autoqefale dhe si e tille e drejtuar vetem nga Peshkop Shqiptar.

Me kete akt vendimtar, besimtaret Ortodoks te Elbasanit i hapen rrugen besimtareve Ortodoks Shqiptare te ftojne kleriket Shqiptare te drejtojne kishen e tyre. Ne ate kohe ekzistonin te pakten dy kandidate Shqiptar per tu bere peshkop te kishes Ortodokse Shqiptare;
Arqimandriti Theofan Koja i cili kishte kryer fakultetin e theologjise ne Universitetin e Bukureshtit, dhe At Jani Pelushi, i cili kishte kryer fakultetin e theologjise ne kolazhin Theologjik Holy Cross, ne Boston dhe qe ishte i varur nga Patriakana e Stambollit.
Te gjithe duhet te jene te qarte se dorezimi i tyre si peshkop ishte i mundeshem vetem kur peshkopi Grek Jonullatos largohet nga shqiperia.

Mirepo per fat te keq peshkopi Jonullatos nuk po tregonte vellazerin Ortodokse dhe te dorezoj peshkop shqiptar qe te drejtonin kishen e tyre autoqefale dhe keshtu t’i jepej atij mundesia te terhiqej nga Kisha Shqiptare sa me shpejt. Ne ate rast te gjithe Ortodoksit e botes do ta nderonin ate dhe besimtaret Ortodoks shqiptar do ta benin ate shenjtorin e Kishes se tyre se bashku me themeluesit shqiptar te Kishes.

Por perderisa peshkopi Jonullatos pretendon se eshte kryepeshkopi i drejte (kanonik) i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ai do te vazhdoje te harroje ndjeshmerine e Ortodoksve Shqiptare dhe do te perdori Kishen si nje instrument per shperndarjen e kultures Helenike ne Ortodoksin Shqiptare.

Pa asnje droje, pa turp, Patrikana e Stambollit, qeveria Greke dhe greko-amerikanet rregullisht insistojne qe udheheqesit Shqiptare te çdo partije politike te pranojne ne drejtimin e Kishes Ortodokse Shqiptare tre peshkop te tjere Grek te emeruar nga Patrikana e Stambollit per te drejtuar Kishen Shqiptare.

( Shiko;Boston Globe, 17 shtator 1995, faqa 39; Greek Orthodox Observer, Gusht 1995, nen World”; dhe ne fund shikoni” The Hellenic cronilce” fjalimin e Presidentit Grek Constantine Stephanopoulos ne Harvard, daten e gazettes 26 tetor, te vitit 1995, faqa 4;
“…Megjithate ka akoma disa probleme serioze per shkak se Shqiptaret nuk lejojne minoritetin grek te madh qe banon ne shqiperine e jugut, njohur prej grekeve si epiri i veriut, te gezojne plotesisht te drejtat e minoritetit athnik te percaktuar nderkombetarisht.

Pjesa me themelore e ketyre te drejtave jane te drejtat per te mesuar gjuhen e tyre si dhe lirine e fese.
Kjo pika e fundit ka te beje me njohjen dhe funksionimin e paprekur te kishes Ortodokse ku bene pjese minoriteti Grek….”).
Pra sipas llogjikes Greke , nje minoritet Grek ne shqiperi prej afro 60,000 banoresh do te justifikonte qe kleriket Grek te drejtonin Kishen Shqiptare dhe te tjere perbejne nje popullsi 700-800 mij ortodoksesh. Dhe peshkopi Jonullatos nuk prononcohet ne kete pike sepse ai vet synon ta çveshi autoqefaline e Kishes Shqiptare dhe t’ja rivendosi si kishe nen administraten e Patrikanes se Stambollit.

Me shpjegime te siperfaqeshme, peshkopi Jonullatos po heq nga qarkullimi librat e liturgjise Ortodokse te pergatitura nga Imzot Noli.

Ai po i zvendeson ato me libra po ne gjuhen shqipe por te paraqitura nga Peshkopi Jonullatos. Vetem Kisha e Shen Merise ne Elbasan do te perdori librat e Nolit per liturgjine fetare.
Peshkopi Janullatos ofron fonde per ndertimin e katedralit ortodoks ne Delvine dhe njekohesisht fonde per ngritjen e monumenteve per ushtaret Grek qe u vrane gjate luftes Italio-Greke ne vitin 1941.

Si duket Peshkopi Jonullatos deshiron t’i trajtoj ata ushtare Greke si deshmore dhe martire per clirimin e vorio epirit, qe eshte Shqiperia e Jugut.

(Shikoni Gazeten Albania, 5 tetor, te vitit 1945).
Per te kuptuar sulmin kulturor Grek ne Shqiperi me anen e Kishes Ortodokse, lexuesi duhet te rikqyri historine e kombit shqiptare dhe sidomos trajtimin e rilindasve per Ortodoksin shqiptare.

Ishte shume e qarte per Rilindasit Shqiptar, qysh prej Lidhjes se Prizrenit 1878, se kombi shqiptar permbante nje popullsi me tre grupime besimtaresh;
Ortodoks, Mysliman dhe Katolik. Ne pergjithesi besimi Ortodokse banonin ne trojet jugore te Kombit Shqiptar, pikerisht ne ato troje ku synimet tokesore Greke perdornin historikun e epirit te ringjallur duke trajtuar besimin Ortodoks te shqiptarve si prove te prejardhjes Greke, keshtu duke ju mohuar shqiptareve te jene shqiptare dhe Ortodoks.

Pikerisht per kete arsye Rilindasit Shqiptare, pa dallim feje dhe si vllezer, vendosen qe besimtaret ortodoks Shqiptar duhet te kene Kishen e tyre Ortodokse Shqiptare.
Per zhvillimin e kesaj Kishe, duke filluar me perdorimin e gjuhes Shqipe ne sherbimet fetare Ortodokse, Prifterinjte Shqiptare u persekutuan nga Grekerit deri ne flijimin e Urates Stathi Melani, Papa Kristo Negovani dhe te tjere qe u vrane nga fanatiket Greke.

Po per kete qellim, Imzot Noli themeloi ne Boston, te vitit 1908 Kishen e pare Ortodokse Shqiptare, gjithmone i mbeshtetur nga te gjithe Shqiptaret e Amerikes si dhe gjithe rilindasit e shperndare ne gjithe Evropen.

Kjo veprimtari perfundoi me themelimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare ne Berat, ne vitin 1922 dhe e drejtuar nga nje Prift i thjeshte Shqiptar i ardhur nga Amerika.

Zhvillimi vazhdoi me Kongresin Kishtar te Korces, ne vitin 1929, ku u perpiluan dhe u miratuan statutet e Kishes, gjithashtu u miratua sinodhi i shenjte i peshkopve Shqiptare.

Perfundimisht, ne vitin 1937 Patrikana Ekumenike e Stambollit e njohu Kishen Shqiptare si Kisha Ortodokse Autoqefale me rang te barabarte me kishat si motra si ajo Greke, Ruse, Rumune e tjera.
Arsyetimi i Rilindasve Shqiptare ishte me vend dhe i domosdoshem per zhvillimin e kombit Shqiptar.

Ai arsyetim mbetet me vend edhe sot. Per trojet jugore te Shqiperise Kisha Ortodokse Autoqefale dhe Shqiptare eshte themeli kryesor Kombetar per Ortodoksit Shqiptar.

Pjesmarrja e Ortodokseve Shqiptar ne Shqiperin e Jugut si vllezer me besimtaret e tjere ne shqiperine e jugut eshte nje domosdoshmeri jetike per zhvillimin paqesor te demokracise ne Shqiperi.

Po te çoroditet dhe te perleshet shqiperia Jugore si mundet te synonin fanatiket, qofshin ata Grek apo Shqiptar, keta te fundit Mysliman apo Ortodoks, shteti shqiptare do te mberrinte ne nje shkalle dobesije me tipare fatale per vazhdimin e zhvillimit te kombit Shqiptar.

Shkurt, do te ishte shume e veshtire per Shqiptaret ne trojet Jugosllave ne Kosove, ne Maqedoni, ne Mal te Zi dhe ne Serbi, te vazhdonin zhvillimin e tyre kombetar pa pasqyrimin e nje shteti shqiptar te lire e te shendosh.

Peshkopi Grek Janullatos eshte kanceri ne Shqiperine e Jugut, dhe ky kancer nuk sherohet as me dhrami as edhe me dollar.

Nuk sherohet me prokractinacione dhe me spjegime me mençuri pragmatike.
Per nje kohe te shkurter do te jete shume vone dhe nuk do te mund te kurohet me kurre.

Per kete arsye te gjithe udheheqesit e te gjitha partive politike ne shqiperi dhe jashte shtetit shqiptar duhet me doemos te perballojne se bashku veshtiresite shoqerore dhe kulturore ne shqiperine e Jugut.

Kriteret partiake nuk zene vend ne kete çeshtje kombetare. Te gjithe udheheqesit mund te fillojne kete pune ne menyre te perbashket;

1-Te gjithe fanatiket, qofshin ata Mysliman, Ortodoks, dhe Katolik vendas apo te huaj, te sulmohen dhe te identifikohen me rreptesi.

2-Bishop Janullatos te deklarohet i paligjeshem si primat i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe te largohet mga Shqiperia sa me pare dhe sa me shpejt qe eshte praktike
per dorezimin e Kishes ne duart e Shqiptareve.

3- Shteti Shqiptar te mbaj me rigorozitet traditen laike kombetare dhe te mos marre pjese si shtet asnje ent nderkombetar me tipare fetare si mund te jete Lidhja Islamike.

Per hir te Rilindasve Shqiptare, besimtaret Ortodoks te Elbasanit duhen perkrahur nga te gjithe shqiptaret kudo qe jane ne bote sepse ata jane simboli i vertet i Shqiptarise moderne, me nje Kishe te çliruar Shqiptare dhe me vllazeri nderfetare.

Besimataret Ortodoks te Elbasanit jane shprehja e lirise fetare te plote sepse Kisha Ortodokse e Shen Merise ne Elbasan eshte vendi ku besimtaret Otodoks i luten Perendise se bashku me bariun e tyre vendas, prifti i dorezuar kanonikisht, At Nikolla Marku.

Urata Nikolla Marku duhet te perkrahet pa rezervim nga te gjithe Ortodoksit Shqiptar dhe mbare shqiptaret kudo, sepse ai priti me durim abuzimet e peshkopit Janullatos deri sa mori doren e Perendis i dorezuar si Prift per tu bashkuar me vellezerit e tij Ortodoks Elbasanas te meshoj ne Kishen Shen Merise, keshtu duke vijuar traditen e Hiresise se tij Peshkop Visarion Xhuvani, martir i Ortodoksise dhe i Kombit Shqiptar.

SHBA, 31 tetor 1995

© Balli Kombëtar

Facebook Comments