Nga Qamil GJYREZI

Dje filloi mosbindja civile nga Veriu në Jug, me thirrjen Edi Rama Shporru!
Një kryeministër që nuk dëgjon popullin që është ngritur në këmbë prej disa muajsh meriton të “shporret” nga karrigia e Kryeministrit me votat e vjedhura.
Edi Rama do të ngelet në historinë moderne të Shqipërisë si “Kryeministri i shporrur” nga populli dhe opozita!
Vjedhja e votës, blerja e fukarallëkut të shkaktuar nga vetë Edi Rama, ngritja e bandave në qeveri polici, e nëpër Bashki , nuk është tjetër veç shkatërrim i demokracisë në Shqipëri .
Protestues nga Tirana, Shkodra, Lezha, Laci, Dibra, Bulqiza, Burreli, Rrogozhina, Kavaja, Durresi, Fieri, Lushnja, Vlora, Elbasani, Korca protestuan dje mbasdite duke kërkuar në formë “ultimative” largimin e Edi Ramës!
Shqiptarët nga veriu në jug kërkojnë zgjedhje të lira dhe duan të clirohen nga diktatura e re e oligarkwve, që u ka bllokuar të tashmen e të ardhmen!
Prandaj Partia Demokratike është krah të shqiptarëve për ta përmbushur këtë mision me vlera historike dhe politike.
Nëse Edi Rama do të vazhdojë me këtë “lojë politike” që po bën për të mos u larguar nga pushteti, kjo situatë do t’i bëjë një dëm të madh të gjithëve në mënyrë të vecantë të rinjve, që do të ngelen pa shpresë dhe të ardhme në vendin e tyre sidomos demokracisë!
Në Milot protestuan Shkodra, Lezha, Laci, Dibra, dhe banorë nga kjo zonë!
Në këtë protestë mori pjesë edhe Lideri i opozitës Lulzim Basha.
Protesta e Milotit ishte e organizuar shumë mirë dhe morën pjesë mijëra qytetarë qyteteve të veriut, të zhgënjyer në maksimum nga Edi Rama!
Në këtë protestë morën pjesë gjithashtu shumë të rinj të forumeve politike dhe studentë universiteteve!
Të gjithë pjemarrësit shprehën “zemërimin” për qeverinë e krimit dhe drogës dhe besimin për një Shqipëri më të mirë, pa Edi Ramën!
Në këtë protestë merrnin pjesë dhe persona me aftësi të kufizuar, të cilët nga “karrocat e invalidit” shprehnin zhgënjimin dhe mosbesimin për qeverinë e Edi Ramës dhe besimin dhe mbështetjen për P.D.-në dhe zotin Lulzim Basha!
Në këtë protestë merrnin pjesë gjithashtu disa qytetarë të veshur me kostume kombëtare të veriut dhe me flamurin kombëtar!
Disa protestues krahas posterave kundër qeverisë Rama, përdorin edhe simbole lokale dhe kombëtare, që tregojnë se Shqiptarët e duan dhe respektojë kulturën dhe vendin e tyre dhe një të ardhme si gjithë Europa!
Qytetarët me automjetet e tyre, që nuk u lejuan të lëviznin për një orw ruajtwn qetësinë , duke mos shfaqur asnjë shenjë nervozizmi me protestuesit dhe e mbështetën protestën e Milotit!
Biles edhe turistë të të huaj nga Gjermania dhe vendet europiane, shprehnin mbështetjen e tyre për këtë protesë të opozitës me fjalë dhe me qëndrimin e tyre!
Lideri Lulzim Basha mbajti një fjalim të rëndësishëm, për zgjidhen e krizës politike në vend dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që krijon shanset për zgjedhje të pa kontestuara!
Qeveria e Edi Ramës i zhgënjeu të gjithë nga Veriu deri në Jug!
Nga Miloti Basha u shpreh: “Çdo qytetar shqiptar e ka detyrë të na bashkohet që më 30 qershor të mos ketë një tjetër krim elektoral.
Edi Rama u pengua në Shkodër për të zhvilluar aktivitetin e tij politik! Sot qytetarë të shumtë bllokuan dy hyrjet kryesore për në Shkodër Edi Ramës.
Forcat e policisë zbarkuan në këtë qytet për t’i liruar rrugën kryeministrit Rama, por nuk ia dolën për të ndimuar Edi Ramën të zhvillojë takimet elektorale në Shkodër.
Gjatë kësaj kohe janë shënuar incidente mes protestuesve dhe policisë. Krah qytetarëve ishin edhe ish-deputetët e Partisë Demokratike.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët refuzojnë kryeministrin dhe e detyrojnë të ndryshojë agjendë.
Ky është vetëm fillimi i mosbindjes civile”!

Facebook Comments