Nga Red VARAKU

Një kryengritje e heshtur ka filluar në oborrin e partisë socialiste kundër Ramës dhe rilindjes.Socialistët e kanë kuptuar, që Rama është drejt kapitullimit dhe tashmë nuk e fshehin zemërimin që kanë me të, sepse ata nuk kanë më frikë prej tij. Ata nuk ia falin dhe mezi po presin për tu hakmarrë ndaj njeriut, që shkatërroi partinë socialiste, duke e kthyer atë partine më të korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Si pasojë, për shkak të kësaj lufte ende larg syve të opinionit publik, Partia Socialiste gjendet para një situate mjaft të rëndë. Ajo është e paralizuar dhe pothuajse në vdekje klinike. Prej saj janë dëbuar me ceremoni të gjitha personalitetet politike dinjitoze. Ajo është mbushur plot me G99-shat , konkubinat e Ramës, shokët e Olsit dhe servilët e Lindës.

Mjafton të hedhësh një sy PS sot, kupton që ajo nuk funksionon më si parti, por si një regjiment ushtarak. Komunikimi me whatsapp tregon ku ka degjeneruar funksionimi i kësaj partie. Një parti ku nuk zhvillohen zgjedhje që pas 2005 dhe ku askush nuk pipëtin ose flet pa leje. Po ashtu nëse shikon ‘personalitetet’ që mbizotërojnë sot diskurin politik në PS kupton përmasat e dramës së kësaj partie.

Përfytyro që në vend të Pandeli Majkos, është Ulsiu, një shërbëtor i paskrupullt pa integritet. Në vend të Ditmir Bushatit është Gent Cakaj, një idiot emblematik. Në vend të profesorit me integritet Arben Malaj është një vajzë anonime, të cilën Rama e komandon thjesht me sms. Në vend të Ben Blushit është Çuçi i ish-gruas së Ramës, në vend të Ermelinda Meksit është Spiropali, kotelja personale e Ramë, ndërkohë kryetar i grupit parlamentar është një njeri që i pregatit vizat të fortëve …e kështu me rradhë. PS është e mbushur me G99 e Ramës dhe shokët e Olsit. Ata u kthyen në varr për demokracinë në PS dhe më pas për demokracinë shqiptare.

Shikoni reagimet e tyre sa imorale dhe të pafytyra janë. Të gjithë janë katapultuar në krye të posteve më të rëndësishme pa asnjë kontribut. Ndërkohë Erjon Veliaj, Elisa Spiropali, Endri Fuga, Arbër Mazniku shfaqen si socialistë të thekur në çdo dalje publike, kur deri në vitin 2005 kanë qenë në luftë konstante me kryeministrin socialist Fatos Nano. Socialistët nuk harrojnë dhe askush nuk mund t’i bëjë për budallenj. Ajo parti pushoi së egzistuari, pikërisht se u pushtua barbarisht prej tyre.

Si pasojë, PS po arrin në pikën ku ishte Partia e Punës në vitin 1991, pas diktaturës, ku i duhej doemos të rithemelohej dhe të vendoste në krye të saj një figurë që nuk ishte puniste. Ata ja arritën se gjetën Fatos Nanon.
Por a do të arrijë PS të gjejë një figurë konsensuale, që t’i bashkojë të dy grupimet brenda PS, atë të rilindjes dhe atë të socialistëve?

Pas Edi Ramës, PS do ta kenë mjaft të vështirë të gjejë një pasues, sepse Erjon Veliaj, i cili po projektohet nga vetë Rama dhe ramistët, si pasues i tij, është pjesë integrale e projektit të rilindjes. Një projekt tërësisht i dështuar dhe korruptuar. Një projekt që po jep shpirt dhe shumë i urryer për shqiptarët. Antarët e rilindjes janë njerëz me një reputacion publik të rrënuar. Sa keni parë të bënin opozitë këto gjashtë vite, ata që kishin vjedhur në kohë të PD, aq do të shikoni të bëjnë opozitë të korruptuarit rilindas të PS-së pasi të kalojnë në opozitë. Këtu do jemi, të gjithë do të mbështesin pushtetin, e do të marrin nga një rrogë nga pushteti, siç po bëjnë dhe kanë bërë që prej 2013 Patozërit e PD. Kjo e bën luftën e Veliajt të vështirë dhe gati të pashpresë, sepse socialistët do të kërkojnë një pasues sa më larg rilindjes dhe shumica e gjejnë veten të përfaqësuar tek një figurë tjetër me reputacion të dyshimtë e partisë socialiste, tek Ditmir Bushati.

Por, Rama tashmë e ka vendosur që t’ia dorëzojë partinë një matrapazi dhe hiene politike pa asnjë kontribut si Veliaj. Kjo është e natyrshme sepse vetëm ai mund t’i garantojë mbrojtje investimeve të tij njerëzore dhe financiare. Vendimi për shpalljen e pasardhësit Veliaj si dhe mbështetja ekskluzive, që ai po i jep atij, ka shkaktuar tërmet brenda socialistëve. Ky vendim i ka turbulluar fort ujërat në kënetën socialiste dhe i ka shqetësuar shumë përbindëshat që gjallojnë brenda saj, sepse ata e shohin këtë si akt me pasoja shumë të rënda. Kryengritja e heshtur ka filluar të artikulohet nga personalitete me integritet brenda PS, por që kanë rënë në veshin e shurdhët të Ramës.Nga ky moment PS është zyrtarisht në një krizë , prej së cilës rrezikon të ndahet në dysh në të ardhmen. Ndaj mundësitë për një ringjallje të saj pas Ramës, janë shumë të pakta, nëse aty nuk hapet një garë reale deri për rithemelimin e saj.

Në mënyrë, që të mbijetojë PS ja duhet të shkëputet qartësisht dhe përfundimisht nga rilindja e korruptuar. Nëse PS tenton të mbaj në lojë rilindjen, nëpërmjet zgjedhjes së Veliajt, Partia Socialiste do të mbetet për një kohë të gjatë në opozitë. PS-ja sot nuk ka nevojë për një brigadier gjelbërimi. PS ka nevojë për një kryetar të ri, një lider të lirë, që nuk është peng i krimit të organizuar, që nuk mund të jetë peng i drejtësisë dhe korrupsionit.

Është e qartë, që problemi më i madh i PS mbetet Erjon Veliaj, një njeri që është njëkohësisht i akuzuar për disa vepra korruptive, si dhe për vrasjen e Ardit Gjoklajt. Erjon Veliaj në mënyrë të pacipë ka filluar të investohet për tu zgjedhur kryetar i PS, ndërkohë që është vazhdim i projektit të rilindjes. Një projekt i diskretituar si antisocialist dhe i perceptuar si komplot për të shkatërruar PS e vërtetë. Goditja që iu bë Xhafajt dhe Tahirit është parë brenda të majtës, në kuadër të luftës që ka filluar midis socialistëve dhe rilindasve. Kjo është edhe beteja më e rëndësishme në PS. Lufta e përgjakshme që pritet të fillojë midis rilindjes dhe PS, pas ikjes së Ramës, do të jetë vendimtare për të ardhmen e PS.

Facebook Comments