Nga Erl KODRA

Një organizatë politike e qendrës se djathë, e ngjashme me Partitë Popullore Europiane, por thellësisht shqiptare dhe antikomuniste.

Program ku në themel është liria ekonomike dhe konkurenca e lirë, taksa të ulëta dhe një administratë të vogël.

Një politikë e fortë sociale, duke patur në vëmendje absolute shtresat më në nevojë të popullsisë, sidomos fëmijët dhe rininë. Kjo lloj politike është shumë e nevojshme, duke patur parasysh varfërinë e thellë në të cilën gjendet më shumë se 40 % e popullsisë.

Si i shoh unë figurat e një Partie Demokratike

Njerëz me integritet të lartë moral dhe që besojnë fort tek idetë e djathta.

Konkurencë e lirë me ide dhe programe, larg hileve meskine dhe sulmeve paprincipe.

Njerëz me dije të thella në fusha të ndryshme dhe që artikulohen qartë në publik.

Njerëz që nuk gënjejnë, nuk vjedhin, nuk abuzojnë me detyrën në asnjë formë, për asnjë arsye, dhe që respektojnë ligjet e vendit.

***

Partia Demokratike e krahasuar me Partinë Socialiste dallojnë thellësisht me njëra tjetrën. Arsyet janë pikërisht këto karakteristika morale të cilat gjenden me bollëk tek shumica e figurave të saj politike, ndërsa tek PS figurat më të larta morale të saj janë Erion Braçe dhe Pandeli Majko.

Partia Demokratike i ka të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndryshuar qasjen e vet politike, duke u dhënë qytetarve shpresën e nevojshme se mund të rikthejë rritjen ekonomike, zhvillimin dhe përparimin e vendit, së pari duke nxjerrë nga varfëria 40 % të popullsisë. Partia Demokratike nuk mund të jetë një parti e djathtë popullore, sa kohë nuk punon fort që të nxjerrë nga varfëria gjithë shtetasit shqiptar. Nuk mund të ketë rritje ekonomike, sa kohë që 40 % e popullsisë vuan për bukën e gojës. Kjo është absolutisht thelbësore, veçanarisht duke patur në vëmendje emigrimin masiv dhe shpopullimin e vendit.

Facebook Comments