Nga Edon Kuqi

Protesta e 16 shkurtit ishte padyshim një nga protestat më të mëdha të dekadave të fundit,një protestë që i parapriu dhe vendimit historik te kryedemokratit Lulzim Basha për ti propozuar Grupit Parlamentar dhe organeve më të larta drejtuese të Partisë Demokratike djegien e mandateve parlamentare dhe dhënies fund farses së një demokracie inekzistente.
Njerëz të ardhur nga gjithë Shqipëria vershuan si një lumë shprese në bulevardin kryesor të Tiranes.
Të bindur dhe të gatshëm për ti shkuar deri në fund asaj për të cilen kishin ardhur protestuan qytetarisht duke dhenë një mesazh të qartë,Edi Rama nuk mund të ishte më kryeministri i shqipëtareve pasi qartazi ka zgjedhur te jete i oligarkëve,kriminelëve dhe matrapazëve.
Te bësh nje krahasim dhe paralelizëm midis 21 janarit dhe 16 shkurtit o duhet të jesh i metë dhe jo i aftë për të gjykuar ose të jesh besnik “i verbër” i një regjimi të kalbur nga koka te këmbët.
Në 16 shkurt nuk kishte asnjë makinë te djegur,pemë të shkulur apo policë të lënduar nga dhuna sepse të 9-të efektivët e policisë janë shtruar në urgjence si pasojë e përdorit të gazit lotësjelles të përdorur nga kolegët e tyre që kishin marrë urdhër politik nga lart.
Ka dhe nga ata mendjengushte që e shohin si dështim,mendini i tyre dhe nuk duhet ti gjykoj por kurrësesi nuk mund të quash dështim një reagim qytetarë sidomos të të tilla përmasave,a arriti gjë?! Patjetë që po,sot kemi nje mazhorancë absolute në numra por të mbetur fillikat në një parlament që i ngjan më shumë një kazinoje ku luhet me fatet e njerëzve.
Nuk do të tregohesha i drejte nëse do thoja që në atë parlament nuk ka socialistë të ndershëm por po aq jam i sigurt që ndershmëria e tyre mbaron në momentin kur pranojnë të ngrejne kartonin për ç’do ligj antikushtetues që as nuk e kanë lexuar.
Sot vendi është në një krizë totale ku asnjë institucion nuk funksionon,ku ç’do institucion është i kapur nga meduza që mban emrin Rilindje.
Sot kemi nje opozitë më të unifikuar dhe më të vendosur,të gatshme për ti prirë betejes së ardhshme jo thjeshtë me Edi Ramen por dhe me krimin që bashkëjeton me të.
Djegia e mandateve më shumë se një triumf politik i Lulzim Bashes eshte Triumf i demokracise,mbrojtjes se pluralizmit dhe shtetit të së drejtes!

Facebook Comments