Nga Klodian TOMORRI

Greqia albanofobe, qe ne e shajme gjithe diten ka 600 mije shqiptare. Nuk ka thene ndonjehere do i veme vizat shqiptareve, pavaresisht tensioneve qe ka here pas here mes nesh dhe atyre.

Italia ka po 600 mije shqiptare. Edhe pse qeveriset nga populistet antiemigracion, nuk ka permendur ndonjehere presione vizash. Por Italia eshte dashuri dhe qendron me vete. Po te ishte per te, Shqiperia do ishte antaresuar ne BE para nja 10 vjetesh.

Gjermania me kete valen e emigracionit ne vitet e fundit duhet te kete ndoshta 100 mije shqiptare. Ska thene ndonjehere Merkeli apo parlamenti gjerman do veme viza per shqiptaret.

Hollanda thote se ka 20 mije shiptare, por gjasat jane qe e ekzagjerojne se realisht duhet te jene shume me pak. Megjithate keta te Hollandes paskan qelluar te gjithe kriminela dhe ja tronditen qetesine hollandezeve. Sepse para se te vinin shqiptaret ne Hollande nuk behej trafik droge fare. (Historikisht ne 50 vitet e fundit 90 per qind e droges ne Europe ka hyre nga Porti i Roterdamit. Edhe atehere kur shqiptaret hanin buke kallamoqi dhe kendonin rrofte shoku Enver).

Tani kjo eshte nje hipokrizi e neveritshme nga te gjitha anet. Keta po vene vizat per shkak se ne kemi qeveri te korruptuar qe nuk lufton krimin etj etj. Por pasi te kthehen vizat, Rama, ministrat, deputetet prape do hane dreka-darka me zyrtaret e Hollandes dhe prape do shkojne per weekende ne Amsterdam, Berlin, Milano sa here te kene qejf. Ata qe do hane hurin neper ambasada jane njerezit e thjeshte.

Ja kaq e thjeshte eshte kjo puna e vizave. Megjithate kjo nuk eshte pune vizash. Ketu po pergatitet terreni per JO-ne e negociatave.

Facebook Comments