Nga Agim XHAFKA

Ka vite e vite që une e thërras gjigand. Kur e dëgjoi atëhere,duke qeshur më tha,ç’janë këto zmadhime,mor Gim. Por ja që sot thuajse gjithë kombi e thërret kështu. I tillë është ai në teatër,në film,por edhe në kafe e në shoqëri.
Ata që nuk e njohin mirë po u them se ky burrë simpatik është mjaft i zgjuar. Është edhe hokatar i madh. Pret e përcjell humor herë me buzë në gaz e herë me të qeshura të forta.
Bert Ndrenika ka një jetë krijuese mbushur me mijra role. Në se do ishte ushtarak dhe do i jepnin dekoratë për çdo heroizëm,sot duhej të kishte kostumin e dhjetë se nëntë të parat do i kishte dingaz me medalje e me nishane.
Berti të gëzon sa herë e takon. Mbase nuk e ke parë prej vitesh,por ai të trajton sikur dje mbasdite ishe me të në ndonjë shfaqje,ekspozitë a promovim libri.
Për ca vite ne kemi punuar së bashku. Unë kam qënë producenti i tij në mjaft premiera. Dhe kemi pasur një koordinim kaq të sinqertë sa të dy kujtojmë me nostalgji ato mote.
Foto,një kafe me Bertin. U shmalla,por dhe u ndjeva mirë që ai burrë duket rinor,flet djalosharçe dhe qesh e qesh si një fëmijë…

Facebook Comments