Nga Qamil GJYREZI

Rikthimi i vizave nga parlamenti hollandez është një përgjigje reale për qeverinë e “pafëtyrë” të Rilindjes dhe Kryeministrin që nuk “shikon” dhe “dëgjon” Edi Rama! Edi Rama është “kycur” tek Edi Rama!
Ky kryeministër nuk “dëgjon” dhe “shikon” lajme ndërkombëtare as lajme në vend!
Edi Rama vetëm transmeton gënjeshtra dhe shpifje në E.R.T.V. dhe pastaj “shikon” dhe “dëgjon” vehten!
Rikthimi i vizave është një “grusht turinjve” për Edi Ramën, dhe tashti t’i thërrasë në ndihmë Majlinda Bregut për ta shpëtuar!
Më vjen keq për studentët shqiptarë, të punësuarit në Hollandë, të cilët studiojnë dhe punojnë në këtë vend Europian dhe biznesmenët!
Rikthimi i vizave për shqiptarët hodhi poshtë atë punë të madhe diplomatike dhe politike që bëri ish-qeveria demokratike para vitit 2013, që shqiptarët të lëvizin lirshëm në Europë, që ishte një “ëndërr e kahershme”!
Shpresoj që të mos bëjnë të njëjtën gjë si parlamenti hollandez vendet e tjera të B.E., që do ti kthejnë shqiptarët që duan të punojnë dhe studjojnë në perëndim 10 vite mbrapa, para kangjellave të ambasadave duke pritur për një vizë pune, studimi ose turistike!!
Rilindja dhe Edi Rama dhe mbështetësit e tyre i kanë vizat, biles diplomatike! Prandaj nuk “cajnë kokën” për këtë vendim të parlamentit hollandez!
Biles kësaj qeverie të “pafëtyrë” autoritare i intereson mbyllja e Shqipërisë, për të mos patur kontakt me vendet demokratike dhe ruajtur paratë e fituara me korrupsion, sic bënin edhe udhëheqësit dhe ideologët e tyre shpirtërorë komunistë, para viteve 90-të!
Prandaj shqiptarët duhet të ngrihen në këmbë për ta “rrëzuar” këtë qeveri të “pafëtyrë”, e cila largoi me qëllim 500.000 shqiptarë dhe po i “izolon” pjesën tjetër që ka ngelur në Shqipëri!

As soon as possible Edi Rama Go!!

Edi Rama duhet të japi dorëheqjen, sa më shpejt që të jetë e mundur!!

Facebook Comments