Angazhimi i MEMO në ndërtimin e Memorialit të Fëmijevë të vdekur në Kampin e Internimit Tepelenë, nuk është rastësor, spontan apo dëshirë e momentit e një grupi aktivistesh (term shumë i (keq) përdorur së fundmi.

Memo është një inisiativë individësh që kanë dhënë e vazhdojnë të japin kontributin e tyre në shumë fusha të shoqërisë, si profesioniste e qytetarë të ndjeshëm ndaj problemeve të shoqërisë sonë, ndaj krijimi i një organizate dedikuar kujteses, krijimit të një “zëri” më shumë kundër dhunës, padrejtësive sociale, ishte krejt i natyrshëm.

Memoriali i Fëmijëve të Vdekur në Kampin e Internimit në Tepelenë është një inisiative e AIDSSH e 3 viteve më parë. Ky memorial është pjesë e inisiativës për muzealizimin e hapësirave të kujtesës historike.

Arkitekti Gjon Radovani, gjithashtu edhe themelues i MEMO, ka konceptuar projektin e këtij memoriali, projekt, i prezantuar përpara te gjithë grupeve te interesit me dhjetëra herë dhe i shqyrtuar dhe miratuar nga institucionet përgjegjëse. Kujtojmë këtu aprovimin nga Bordi i AIDSSH, Këshilli Bashkiak Tepelenë, nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, etj.. Projekti bazohet në një filozofi te qartë dhe ka një fuqi të madhe narrative duke evituar njëkohësisht cdo patetizëm dhe protagonizëm vanitoz. Empatia dhe eleganca e trajtimit të kësaj historie konkrete gjen pre në cdo element të memorialit pa “shqetësuar”, “zbukuruar” apo “interferuar” në misionin muzeal të kompleksit përreth.

Në gusht të këtij viti, si vazhdë e përpjekjeve të AIDSSH për ndërtimin e Memorialit, MEMO u ofrua të japë kontributin e vet konkret.
Në këtë rrugë u bashkuan shumë qytetarë, institucione, organizata e biznese.

Slogani “300 fëmije – 300 emra – 300 qiparisë” është motoja e fushatës, që gjeti mbështetjen tuaj dhe bëri të mundur realizimin e disa fazave të memorialit, për të cilat jeni informuar në kohë reale në faqen tonë.
Për herë të parë në Shqipëri, po ndërtohet një vepër mbi kujtesën historike me kontributin e qytetarëve.
Ne jemi të bindur se pjesmarrja e sa më shumë kontribuesve (deri tani 267) është një aksion, që kalon kufijtë e realizimit të një vepre, pasi e kthen këtë të fundit në një rrugëtim personal ndërgjegjsimi e përkatësie në raport me të kaluarën, është një mënyrë për të dialoguar me të në mënyrë personale. “300 fëmijë – 300 emra – 300 qiparisë” është një filozofi veprimi për të qënë pjesë e qënësishme e historisë sonë të afërt e pazane.

Pas kaq vitesh heshtje e mospërfillje sociale, ne jemi të lumtur, që veprat konkrete të MEMO kanë shërbyer si shtysë për njohjen e të kaluarës dhe zgjimin e interesit për hapësirat e kujtesës.

E ndjejmë veten të detyruar për të dhënë këtë shpjegim duke marrë shkak nga një ndërhyrje në dukje e ngjashme në burgun e Spacit para një jave, por me përmbajtje tepër sipërfaqësore. Burgu i Spaçit, një tjetër sit tepër i rëndësishëm i kujtesës historike të kombit shqiptar, pozicionohet në rrethana krejt të ndryshme si persa i përket paesazhit ashtu edhe përsa i përket historisë së tij. Inisiativa për të mbjellë 500 pisha në kodrën e burgut pa asnjë studim të mirfilltë arkiteturor e denutarilizon atë duke rrezikuar ta kthejë në një paesazh idilik dhe duke cënuar rëndë dramaticitetin e tij. Nuk po thellohemi këtu në procedurat administrative të detyrueshme por po apelojmë në sensibilitetin e cdonjërit, që të paktën me dhimbjen e viktimave nuk dëshëron të bëjë protagonizëm.

Mirenjohje Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 Gentiana Mara Sula Agron Tufa Elvana Zaimi Eni Papa Österreichische Botschaft Tirana/Ambasada Austriake Tiranë Ambasciata d’Italia a Tirana European Union in Albania Jonila Godole Ardian Ndreca Bujar Alimani Olta Xhacka Brian J Williams Enida N. Bozheku Sonila Beqari Edlira Papavangjeli Bledar Bukaqeja Jonida Shehu Dioqeza Rrëshen Fatmira Nikolli Elona Beqiri Resulaj Adrian Radovani Ambasada Amerikane kujto.al – Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit në Shqipëri Luli Progni Admirina Peci Dritan Dema Voltana Ademi – Faqja zyrtare Rita Gjeka Albert Nikolla Elva Margariti OSCE Presence in Albania Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien Bashkia e Rrëshenit @ema Andrea Gjon Radovani

Facebook Comments