Nga Qamil GJYREZI

Sot me datën 9.Shkurt.2019 u zhvillua një protestë paqësore e qytetarëve të Shkodrës kundër qeverisë Rama dhe ministrave të tij të korruptuar, të lidhur me oligarkët.
Në një protestë në qytetet e Shqipërisë lideri demokrat Lulzim Basha i’u drejtua Kryeminstrit të Rilindjes: “Edi Rama shqiptarët do të largojnë nga karrigia që ta kanë falur kriminelët, në protestën e madhe me datën 16. Mars.2019 në Tiranë!
Një protestues në fjalën e tij në Shkodër përsëriti deklaratën e Bashës: “Rama largoju nga karrigia, që ta kanë falur kriminelët”!
Krahas kësaj deklarate shkodranët transmetuan edhe mesazhe të tjera, të cilat shpresoj dhe mendoj se Rama këtë javë duhet t’i analizojë mirë me kujdes dhe të refeklektojë për këto deklarta të cilat shprehin realitetin me të cilin përballen sot shqiptarët dhe shkodranët!
Mesazhi tjetër i protestës së ditës së sotme nga Shkodra ishte: “Rama mos ik nga zyra”! “Rama na prit në zyrë“! Mbas datës 16. Shkurt. 2019, do të largojmë sëbashku me të gjithë shqiptarët me ministrat tuaj të korruptuar!
Protesta e sotme në Shkodër ishte protesta e të papunëve, të pa shpresëve, pencionistëve, intelektualëve, grave, të rinjve, studentëve që qeveria Rama po ju vështirëson të ardhmen.
Protesta e sotme me fjalime të thjeshta dhe shumë të sinqerta, prezantoi gjendjen ekonomike dhe psikologjike ku e ka cuar qeveria Rama, qytetin e kulturës Shkodrën.
Duke biseduar, protestuar me njerëzit e thjeshtë kupton problematikat e tyre!
1.E ardhmja e të rinjve dhe studentëve është e pashpresë!
2. Ekonomia dhe papunësia ka pushtuar shumë familje shkodrane!
3. Pensionistë të mërzitur, që nuk kanë mundësi të paguajnë detyrimet familjare!
4. As që bëhet fjalë për shëtitje dhe pushime qoftë brënda Shqipërisë!
5. Ka shumë pak shkodranë që bëjnë pushime në plazhin e Velipojës, jo më në Alpet e mrekullueshme të veriut, mbasi kushtojnë shtrenjtë!
Nuk do të rreshtoj dhe shkruaj më shumë për problematikat e njerëzve që janë të pafund!
Realiteti ekonomik dhe situata psikologjike e shumë shkodranëve është e vështirë, por ka shpresë për të ardhmen!
Edona Staka anëtare e këshillit kombëtar të P.D.-së u shpreh në fjalimin e saj emocionues në protestën e P.D.-së në Shkodër: “Kjo qeveri na vret ditën dhe pasdite na vjen për ngushëllim” !!
Mesazhi i atyre që folën në këtë protestë, ishte i qartë. Të gjithë duhet të marrin pjesë në protestën e datës 16. Shkurt. 2019, për të ngjallur shpresën që do ta sjelli vetëm një qeveri e P.D.-së, me Kryeministër Lulzim Bashën me thirrjen:
“Rama largoju nga karrigia, që ta kanë falur kriminelët”!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here