Nga Ed PALOKA

Nuk kam folur ndonjehere per babane tim sepse as ai nuk do e kerkonte nje gje te tille, por jam i detyruar prej Carlo Bollinos i cili kerkon te justifikoje me nje shenim te djeshem, spekullimin ne gazeten e tij me gjoja padijen e tij per babane tim qe e quan “pensionist” me aq shume para.
Me qe e pranon vete se ka mbi 20 vjet qe me njeh, si “profesionist” , minimalisht ai e di qe duhej te me pyeste mua per ato qe e “cudisnin” dhe mos spekullonte per ti sherbyer shefit te tij politik.
Po mund te kishte pyetur dhe dhjetra kolege gazetare sportiv qe prej atij “pensionistit” jane vleresuar per vite me rradhe , me nje çmim dinjitoz si cmimi “Anton Mazreku”, apo shkrimtare te rinj me cmimin “Zef Serembe”.

Po te pyeste , Bollino do mesonte se ai “pensionisti” nuk ka ndihmuar vetem te birin, po dhe dhjetra njerez ne nevoje.
Vetem spitalit te Lacit , qarkut ku une do behesha deputet me pas, i kane shkuar si ndihma ne pajisje te reja prej atij “pensionistit” gati 200 mije euro.
Mijera euro jane investuar me ndermjetesimin e tij dhe nga bashkombas te Bollinos, ne Universitetin Politeknik apo ate Bujqesor.
Prej atij “pensionistit” jane ndertuar shkolla ne Kosove e ndihmuar institucione arsimore shqiptare ne Maqedoni, etj, etj qe ai nuk ka dashur te permenden kurre, por prape Bollino mund ti gjente ne faqe gazetash.
Keshtu qe mos u perpiq te justifikohesh me “habine” ti qe nuk je “habitur” se si shefi yt qe hyri ne politike (sic ka deklaruar vete) me 3 mije euro sot eshte shpallur nga OSBE me nje pasuri te pakten prej 200 milion eurosh.
Ti qe vazhdon te mbrosh ne menyre te turpshme Ramen pas cdo skandali qe i plas.
Ti qe diten kur Zeri Amerikes zbulon se si mafia ka vjedhur zgjedhjet ne Shqiperi, mbush faqet e gazetave me mua…
E shkruajta dhe me pare; per fat te keq , une duhet te jem i vetmi ne politike qe i ka paksuar “pasurite” qe me jane lene trashegim, ndryshe nga ata qe kane hyre me duar ne xhepa ne politike dhe sot jane milionere vetem duke vjedhur.
Prandaj , minimalisht duhej te kerkoje falje, ne vend qe te justifikoheshe.
Ajo qe bere ishte spekullim i qellimshem Carlo Bollino dhe jo nje pasqyrim
“i pafajshem” i deklaratave te mia te pasurise.
Po dhe nje here, te jesh i bindur qe as ti e askush tjeter , sado te perpiqeni , nuk do me ndyni dot.
Nuk jemi e nuk do te jemi kurre njesoj me “rilindasit “ e tu
Ketu ke dhe momente kur im ate, “pensionisti” (qe punoi deri ditet e tij te fundit), eshte dekoruar nga Rotary Club ne vendin tend Bollino( ti e di cfare perfaqson Rotary Club) dhe nuk e kane dekoruar si “pensionistin e vitit” por per kontributin e tij. Tek foto tjeter eshte vleresuar me çmim (qe i eshte dhene ne kete rast nga Presidenti Meidani )per kontributin e dhene ne disa investime te bera ne UB.
Me kaq e mbyll komunikimin publik me ty.

Facebook Comments