Hajro Çini është shumë aktiv në faqen e tij në Facebook, por edhe në postimet e të tjerëve, ku shpreh pikëpamje që mbrojnë të djathtën. Ai është shfaqur disa herë në foto me ish-Kryeministrin Berisha, dhe duket se ka adhurim për të. Çini jeton në Kanada dhe pas humbjes së zgjedhjeve është shfaqur po kaq i flaktë në mbrojtjen që i bën Bashës, duke u bërë kritik i rreptë i kundërshtarëve të tij, në parti dhe jashtë saj.

Në një postim sot në faqen e tij në Facebook, ai bën një kategorizim të kundërshtarëve të Bashës duke i futur ata në 6 grupe: idealistët, të mirët, as mis as peshk, idiotët, të këqijtë dhe të tmerrshmit.

Postimi i plotë:

Gjashtë kategoritë kryesore të listës “Basha ik”:

Më të mirët – Idealistë të sinqertë që u shokuan nga humbja; (Nga komunikimi që kam pasur gjatë kësaj jave me disa prej tyre i mirëkuptoj);

Të mirët – Mbështetës dhe aktivistë të fortë të PD-së që nuk ju plotësua pritëshmëria personale, një pjesë nxitojnë kot kur kanë 20-30 vjet jetë politike përpara; (Më kanë habitur)

As mish as peshk – Naivët që nuk e kuptojnë politikën pra fajtorë të pafajshëm; (më dhimbsen, por nuk janë në fushën ku duhet të luajnë);

Idiotët – Me një nivel inteligjence më poshtë se të mjerë, nuk mund të bëhen njerëz, por nuk janë në thelb negativë; (i mëshiroj)

Të këqijtë – ata që e shohin PD-në si lopë për qumësht por që nuk kanë arritur ta mjelin akoma; (nuk i respektoj dhe duhen mënjanuar);

Të tmershmit – Arrogantët, të korruptuarit, të pamoralshmit, mosmirënjohësit, dëmtuesit më të mëdhënj të PD-së dhe shkaktarët e humbjes së zgjedhjeve të 2013, pasojat e aktivitetit të tyre PD i vuan akoma (I neveris dhe duhen larguar një sekondë e më parë).

Facebook Comments