Nga Neraida HALILI

Nuk besoj se ka qytetar tjetër në Botë që të ketë një arsye më shumë se shqiptarët për t’u ngritur në protestë. Sepse këtu arsyeja për të dalë në protestë është kudo. Rinia shqiptare sot po kalon momente shumë të vështira dhe ashtu si i gjithë kombi shqiptar ndodhet në një udhëkryq të madh. Kërkon të ndërtojë të ardhmen e saj, por ndeshet me shumë probleme të cilat shpesh janë shumë të vështira për t’u zgjidhur. Nga e gjitha kjo zymtësi dhe hipokrizi gjaku të bëhet ujë dhe nuk din ku të qëndrosh , si të jetosh, pse të jetosh, si të vendosësh për një ardhmëri të shëndoshë. Nuk duam shumë nga kjo jetë, por në kohë të fundit shohim vetëm një përfshirje të Djallit në shpirtin e të tjerëve që nuk na lënë së paku të marrim atë që meritojmë, një kulturë identike për barabarësi dhe mos diskriminim të rinisë. Sa për ilustrim rinia shqiptare ishte promotore e kulturës, historisë, traditës dhe virtyteve shqiptare, sepse pa rininë tonë nuk do ishim këtu ku jemi.

Ne kemi guxim, integrim, kemi mbretëri të fjalës por si duket asnjë nga këto tipare nuk na i marrin për seriozitet.

Për fatin tonë të keq, ende nuk kemi shpresa për një dritë në tunel, por ne jemi forca dhe psikoanaliza e gjithë kësaj, është vetëm durim dhe më pas do vjen eklispi për ata, dhe dielli për ne.Jeni pjesa më vitale e kombit, andaj përkushtimi ynë do të jetë parësor për hapjen e mundësive dhe shtigjeve te reja.

Ajo, sot është kapërthyer brenda një konfuzioni, apatie dhe të horizonteve të paqarta. Janë të shumtë faktorët që kanë diktuar këtë gjendje të rinisë shqiptare.

Gjithmonë është thënë se rinia është ardhmëria e një shoqërie, e një populli, e një shteti dhe në duart e tyre do të barten përgjegjësitë dhe obligimet për të udhëhequr, edukuar, zhvilluar dhe për të çuar përpara bashkësinë njerëzore.

Amullia e realiteteve, apatia, konfuziteti dhe pa perspektiva që ka ngërthyer këtë shtresë më vitale të shoqërisë sonë, ka kushtëzuar që të orientohet në njëra nga horizontet që u mungojnë polet, pra këta faktorë kanë ndikuar që kjo shtresë më e nevojshme e kombit t’i lëshojë vatrat e tyre shumëshekullore dhe të shpërndahet nëpër metropolet e Evropës.

Kështu, fenomeni i mërgimit tek ne nuk është i kohës bashkëkohëse, mirëpo, për fat të keq, ky fenomen tek ne ka ekzistuar që nga të qenit e këtij kombi. Sot, ky fenomen i dhimbshëm dhe tragjik është intensifikuar tej mase dhe ka marrë përmasa universale. Rinia shqiptare, më tepër se cila do shtresë është e mbërthyer brenda universit të këtij fenomeni.Unë jam ndër qindra e mijëra studentë të cilët japin gjithçka në këmbim të asgjësë. Zvarritemi së bashku pa ditur ku shkojmë, çfarë kërkojmë ose më sakt ku ndodhet e ardhmja jonë?

Alternativat për shpresa të reja janë tretur e copëtuar për të mos u bashkuar kurrë në një shpresë të përbashkët, në një të ardhme më të ndritur. Institucionet që mbështesin ndërtimin e një ekonomie të mirëfilltë tregu kanë nevojë ende të stabilizohen. Reforma institucionale në ekonomitë e trazicionit, siç është edhe ekonomia shqiptare, ka qenë më komplekse sesa pritej. Progresi jo shumë i madh i reformës institucionale duket se ka ndikuar për një zhvillim joadekuat në disa fusha të ekonomisë.
Sipas disa referuesve, shkalla e ekonomisë informale në Shqipëri ka kapur nivele të tilla që është bërë pengesë për zhvillimin ekonomik dhe ka ndrydhur rolin e qeverisë nëpërmjet politikës së saj fiskale. Në një vend normal, askush nuk është i plotfuqishëm sepse kushtetuta parashikon ndarjen, balancimin dhe kontrollin e pushteteve dhe para ligjit janë të gjithë të barabartë. Zyrtari dhe politikani abuzues i druhen prokurorit dhe gjyqtarit, politikani i druhet votuesit se mos e ndëshkon me votë për mos mbajtjen e premtimeve, politikani i druhet kritikës dhe kontrollit që ushtron media. Individi po bëhet më i fuqishëm se institucionet e shtetit, zyrtari e politikani abuzon, vjedh e korrupton sepse prokurori është i pafuqishëm ndaj tij, sepse partia të cilës ai i takon është bërë shtet.

PROTESTO E MOS HESHT!!!
FATIN DUHET TA MARRIM NË DUAR TONA!!!
DIL THUAJI JO PADREJTËSISE!!!

Facebook Comments