Nga Mehmet ELEZI

“Republika jonë dhe shtypi i saj ngrihen ose bien bashkë.” PULITZER

Tej tri pjatave me analistë

Pjata I.

Analistë që dalin me përfundime thjesht duke shqyrtuar faktet.
Si mjeku në laborator: thotë çka tregojnë analizat, qoftë mirë apo keq.
Të dëshiruar për publikun.
Të padëshiruar për kuzhinat e majme politike.
“Specie në zhdukje”.

Pjata II.

“Analistë” pranë tepsisë.
Të përhershëm në ekranet e tepsisë. Mjeshtër si «zhurmues» ekranesh. Ndërpresin vazhdimisht të ftuarin opozitar. Mos e lini të shpalosë idetë!
Thjesht militantë. Tepsia i gradon analistë. Analisti dhe njëanshmëria përjashtojnë njëri-tjetrin.

Pjata III.

«Analistë» të pa(k)varur, me veshje kozmopolite.
Bëjnë sikur qëndrojnë mbi të gjithë.
Përdorin fjalë të mëdha: “klasa politike”, “politika».
S’e venë gishtin te përgjegjësit konkretë për probleme konkrete.
Shoqërisht të rrezikshëm. Sepse:
-Barazojnë të mirin me të ligun.
Hajdutin, kriminelin, trafikantin e fshehin në turmë.
-Vrasin shpresën.
U thonë shqiptarëve kot mundoheni, të gjithë janë njësoj.
Vrasja e shpresës i hap rrugë të keqes.
-Poshtërojnë shqiptarët.
Çdo popull meriton klasën politike që ka.
Shqiptarët këtë klasë politike kanë.
E meritoni, jeni si ata!

Jozef Pulicer (Joseph Pulitzer, 1847-1911), gazetar, jurist dhe politikan amerikan, thoshte:

“Republika jonë dhe shtypi i saj ngrihen ose bien bashkë.”

31 janar 2019

* Titulli nga redaksia

Facebook Comments