Nga Qamil Gjyrezi

Kreu i P.D.-së Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve në Shkodër, për të ftuar qytetarët në protestën e 16. Shkurtit. 2019.
Zoti Basha ka zhvilluar disa takime për protestën që do të rrëzojë qeverinë e majtë të krimit, drogës dhe korrupsionit.
Zoti Basha u takua me shumë qytetarë shkodranë dhe tregtarë të vegjël të dyqaneve dhe tregut të Zdrales.
Qytetarët dhe bizneset e vogla dhe ato të fazoneve shprehën indinjatën e tyre për qeverinë e korruptuar të Edi Ramës.
Qytetarët dhe biznesmenët shkodranë shprehën dëshirën e tyre për të marrë pjesë në protestën e datës 16 Shkurt 2019 në Tiranë, për rrëzimin e qeverisë “klikë oligarke” të shitur dhe të lidhur me krimin vendas dhe atë ndërkombëtarë. Kur je afër njerëzve kupton mirë situatën ekonomike, ku e ka cuar qeverisja aktuale.
Varfëria dhe pasiguria për të ardhmen, lexohet në sytë dhe në fëtyrat e të gjithë qytetarëve të Shkodrës.
Qeveria e Rilindjes, e ka varfëruar Shkodrën në palcë.
Në vitin 2017, qeveria socialiste vodhi votat e qytetit të Rozafës në bashkëpunim me krimin dhe me mbështetjen e strukturave të policisë.
Qeveria aktuale nuk ka dhënë asnjë mbështetje serioze prej 6 vitesh për Shkodrën. Qytetatarët e Shkodrës paguajnë cmime të larta të energjisë, taksa të larta dhe qytetin po e mbyt papunësia kryesisht e të rinjve.
Prandaj largimi i qeverisë së krimit, kërkohet me të drejtë nga të gjithë shkodranët.
Zoti Basha në bisedat me qytetarët, premtoi uljen e cmimit të naftës, uljen e cmimit të energjisë elektrike, rritjen e pencioneve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në mënyrë të vecantë për shresën e mesme.
Po si kanë mundësi qytetarët shkodranë të mbajnë fëmijët në shkolla të larta, kur nuk kanë të ardhura të mjaftueshme dhe janë në varfëri të plotë?!
Prandaj reformat në arësim dhe mbështetja e të rinjve dhe studentëve është në premtimet bazë që bën PD.
Takimi me studentët e Universitetit të Shkodrës ishte shumë i mirë dhe lideri Basha bashkëbisedoi me studentët.
Premtimet e Zotit Basha dhe PD-së, kur të vijë në pushtet janë shumë reale dhe të realizueshme.
Anulimi i ligjit të arësimit të lartë do të jetë akti i parë që do të ndërmarrë qeveria e PD-së.
Hartimi i ligjit të arsimit të lartë, të standarteve evropiane.
Ngritja e grupit të punës me deputetë që mbulojnë fushën e arësimit dhe ekspertë të fushës nga PD.
Do të zerohen tarifat për një pjesë të madhe të studentëve, që nuk kanë të ardhura të larta ekonomike.
PD kur të marrë pushtetin do të krijojë mundësi që studentët të kryejnë stazhe.
Turi i liderit të PD-së Basha ngjalli shpresën për shkodranët dhe studentët shkodranë.
Me datën 16 Shkurt 2019 qeveria Rama do të përballet me zemërimin e njerëzve dhe me shpresën për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Facebook Comments