Nga Indrit VOKSHI

Ekziston një mendim i cili propagandohet e sipas të cilit në “kohën e Enverit” kishim rend dhe qetësi.
Sapo erdhi Sali Berisha u krijua krimi i organizuar, bandat, “mafia”.
Pra Berisha i krijoi këta se me Enverin nuk i kishim.

Washington Post shkruajti diçka interesante për Shqipërinë.
Shkruajti se krimi i organizuar u themelua nga rreth 5000 oficerë të Sigurimit të Shtetit të cilët pasi u shemb shteti komunist në 1992, mbetën të papunë.
Këta njerëz ishin stërvitur për të vrarë, dhunuar, torturuar, trafikuar.

Pra kur iu ra sistemi ata nuk mundeshin që “profesionin” e kriminelit ta ushtronin më zyrtarisht në emër të shtetit kriminal.
Kështu që si çdo saldator e mekanik i sistemit që pas 1992 e ushtroi profesionin privatisht edhe këta nisën ta ushtronin privatisht atë për të cilën ishin shkolluar e stërvitur.
Të mos harrojmë që Sigurimi bënte kontrabandë me Sacra Corona Unita qysh në vitet 1970 nga porti i Durrësit.

Ky kontigjent me numër të lartë themeloi krimin e organizuar, trafiqet e gjithçka. Sigurisht në bashkëpunim me elementë të rinj por këta ishin ustallarët.
Këta që quhen të fortët e Veriut e që janë linçuar publikisht si kriminelë të mëdhenj, janë zogj të vegjël para atyre të Sigurimit.

E shkruajta gjithë ketë për tiu përgjigjur lajmit se në Policinë e Shtetit dhe në Shërbimin Informativ janë emëruar oficerë të Sigurimit.
Ndokush nuk do ta kuptonte aq mirë se ku është e keqja këtu, pse është i keq një oficer i Sigurimit.

Këta oficerë, si në Shqipëri si në vendet e tjera komuniste të Europës Lindore, janë monstra pa ndërgjegjje të stërvitur për të vrarë kot, për të torturuar, për tiu për përdhunuar të arrestuarve gratë e vajzat para syve që t’i demoralizojnë.
Është një shkollë e vetme stërvitjeje, si këtu, si në Bashkimin Sovjetik, janë të njejtat manuale krimesh të cilat partitë komuniste ia dhanë njëra-tjetrës si shkëmbim eksperience.

Prandaj këta nuk duhet të jenë në asnjë post shteti.
Prandaj vendet e tjera ua kanë ndaluar postet dhe është problem kur zbulohet se një zyrtar ka qenë sigurims, pasi dihet se çfarë edukimi ka marrë, si dhe për çfarë është stërvitur.

Kështu që kur një kryeministër i kthen këta masivisht, ai kryeministër është monstër pa ndërgjegjje njerëzore dhe kjo është shenjë se po përgatitet për të kryer vepra të poshtra të cilat këta do t’i kryenin me lehtësi pasi për ato janë stërvitur.

Facebook Comments