Nga Blerton ASLLANI

Të nderuar lexues, po mundohem të gjej forcë në çdo cep të aktualitetit për ta shkruar këtë shkrim që ju do ta lexoni.
Është e vështirë të flasësh për të kaluarën dhe për të ardhmen, por është më vështirë t’a analizosh aktualitetin.
Këtë shkrim i’a dedikoj çdo kujt, e sidomos gjeneratave të reja, gjeneratë në të cilën bëj pjesë edhe vetë unë.
Edi që aktuliteti jonë, koha dhe vendi ku jetojmë na ka sjellë vështirësi dhe “mërzi” të madhe. Ndoshta na ka sjell edhe vuajtje e lodhje…
Por mbi të gjitha çfarë dham ne për atë?
…Edi që do të më replikoni me pyetjen “Çfarë përfituan ata që ishin para nesh nga e gjithë ajo që dhanë, përfitim që do të na shtyj edhe neve ta marrim të njejtën rruge ?!
Një thënje e bukur fetare thotë: “Kush MERR e pasuron xhepin, kush JEP e pasuron shpirtin.”
E cili është mesazhi i kësaj thënje të madhe ?
Me aq sa e kam analizuar unë dhe kam kuptuar nga kjo thënje është se njeriu kur Jep diçka qoftë për popullin, qoftë për atdheun, fenë e të tjerët, në shkëmbim merr kënaqësi dhe rahati në shpirt, dhe paqe në çastet kur ai flen.
Pra të dashur, e di që është vështirë për të riparuar një mangësi, por duhen vite e vite studime për të gjetur shërimin e një sëmundje ose virusi.
Pra detyrë e jona është që për t’i sjell fund këtij aktualiteti të rëndë, duhet të sakrifikojmë kohë e mund duke studiuar e që në fund të gjejm rahati.
Nuk shërohet asgje me ikje, nëse si për zgjidhje të probleme gjejmë ikjen atëhere duhet t’a kemi parasysh se ndonjë ditë, ai “virus” që lam pas, do të rritet e do të zgjerohet deri në atë masë që edhe në fund të botës të shkojmë, do t’a gjejmë para këmbëve tona.
S’ka ndodhur asnjëherë që një ushtri të korr fitore duke ikur.
E kësaj lufte që po e përjetojmë çdo ditë duhet ti sjellim fundin duke luftuar, duke luftuar me parzmoren e vetëbesimit dhe moralit.
Faji është i yni për gjithçka, fatkeqësisht edhe vetë mua më rastis që për ndonjë X arsyje t’ia drejtoj gishtin dikujt, duke harruar që tre gishtërinjë i kam të kthyera kah vetja.
Andaj të mos i’a vëndojmë fajin dikujt tjetër mbi supe, përderisa vetë s’bëjmë asgjë, as edhe për veten.

Me dhimbje të buzëqeshur:
Blerton Arsllani
Strugë

Facebook Comments