Nga Rezart PALLUQI

Sot kryebashkiaku me injorant dhe hajdut qe ka njohur Tirana ne 28 vitet e fundit, shoku, lali Erion Veliaj beri publik lajmin se shtepia e shkrimtarit Kadare do te behet muze.
Si lajm duhet pergezuar sepse kesi gjestesh i bejne mire shkrimtarit por edhe letersise shqipe.
Shkrimtari duhet vleresuar per punen qe ka bere, letersine qe ka krijuar ne gjuhen memesore.
Paçka se keto shtepite muze kane me shume vlere komerciale dhe shkrimtaret e vertete i urrejne kesi lloj vleresimesh.
Fjala vjen, futbollisti i madh holandez, Joahn Cruyf, refuzoi qe shtepia e tij te behet muze.
Ai parapelqeu qe ne shtepine e tij te lindjes te flene studentet falas.
Nje gjest human pra.
Sidoqofte ky shkrim i shkurter nuk ka si qellim per te analizuar nese shtepia e nje shkrimtari duhet te behet muzeum ose jo.
Shkaku eshte koha ne te cilen u mor vendimi. Dhe prej kujt?
Kryebashkiakut Veliaj i cili ndodhet ne nje lufte barbare me qindra banore ne Tirane, shtepite e te cileve po prishen sikur te ishin prej letre dhe jo prej betoni dhe lara me djerse dhe gjak.
Po jetojme ne kohen e protestes se studenteve.
Nje proteste qe e kemi enderruar per shekuj.
E ja tek erdhi ky çast i bekuar.
E ç’beri Kadare? Heshti si kriminel ashtu sic heshti edhe ne vitin 1991.
Atehere i i quajti jashteqitje ata ndersa sot e nenkuptoi te njejten gje duke heshtur.
Ne fakt Kadareja nuk ka heshtur.
Ai ka ulerire nepermjet nje telefonate personale me Ramen dhe Veliajn.
Dhe ata i jane pergjigjur? Perse ankohesh shoku Kadare?
Si mund ta shperblejme heshtjen tende?
E ai i eshte pergjigjur: me beni shtepine muze.
Dhe shoket e partise Rama dhe Veliaj ja kane plotesuar menjehere deshiren.

E megjithate fakti qe Veliaj e beri sot te ditur kete vendim perçon nje mesazh te koduar drejt çdo shqiptari te revoltuar qe shpreson te perkrahet prej elites intelektuale.
Sot, duket sikur Veliaj u tha shqiptareve dhe te gjithe atyre studenteve te pashprese se ju kemi ne dore.
Ne kontrollojme gjithcka: parane, drogen, betonin, tokat e juaja por edhe pendat letrare.
Ja tek e kemi Kadarene.
Ne rrjeten tone te kuqe te lyer me gjak dhe leng heroine.
Rrini urte se jeni te mbaruar.
Ne me parate dhe mafien tone dirigjojme cdo gje.
E keshtu, Kadareja na prag te vdekjes e humbi shansin e madh.
Ate shans te arte qe do t’i jepte shkelqimin e shkrimtarit te lire.
Kadareja lindi dhe “vdiq” peng i oborrit enverist dhe interesit te tij te ngushte meskin.

Facebook Comments