Nga Indrit VOKSHI

Kështu më tha një mik në Lezhë!

Që ta sqaroj, meqë jam njeri që i jap përgjigjjet publikisht dhe troç deri në detaje e në mënyrë krejt të sinqert.
Marrdhënia ime me deputeten ka nisur në OSBE në qershor të vitit 2018.
OSBE hapi një program për të asistuar “Aleancën e Grave Deputete” e cila funksionon brenda Kuvendit të Shqipërisë.
Unë konkurova aty sepse mu duk interesante që të ndiqja nga afër punimet parlamentare, komisionet parlamentare, praktikën dhe procedurat.
Pse jo? Përvojë shtesë.

Do zgjidhja se me cilën deputete kam dëshirë të punoj.
Kisha pesë emra.
Mendova, meqë kjo është deputete e zonës time, po ndihmoj ketë, se është edhe e re në parlament, ka vetëm një vit dhe do i duhet ndihma.
I telefonova e i thashë kështu, kështu, kështu OSBE, a pranon të punojmë bashkë? Po – tha – me shumë kënaqësi. Ok.

Mbas mbledhjes me zv.ambasadorin e OSBE i kërkova takim deputetes dhe i thashë:
“Unë nuk bashkëpunoj kollaj me gra në politikë, ta dish, sepse nëse tek burrat kërkoj 50% moralitet, tek gratë kërkoj 50% më shumë.
Sepse gruaja është më solemne, më e rëndësishme.
Për ty kam mendim shumë të mirë dhe do punojmë.
Deputetja je ti, mandatin e ke ti, unë bazuar në kontratën që kam me OSBE, do të jap asistencën time, do me e marr, sdo me e marr, e merr pjesërisht apo e merr plotësisht, puna jote.
Unë nga ana tjetër kam botëkuptimin tim politik, jam anëtar i kooptuar i kryesisë së PD-Lezhë, kam miqësit e mia dhe kundërshtitë e mia”.
Pra këto nuk përzihen me punën.

Dhe e kam asistuar deputeten me ligjin për Shërbimin Parësor Shëndetësor, me analizën mbi ligjin Për Parandalimin e Dhunës Ndaj Vajzave dhe Grave, me ndihmë mbi ligjet e Sigurisë Kombëtare në rastet kur ka marrë pjesë në ketë komision e të tjera.
Dhe për të gjitha këto kam raportuar çdo muaj pranë OSBE.

Kam shkruar një shprehje: “Kur e vetmja gjë që njeh është çekiçi, gjithçka të duket si gozhdë”.
Që dmth se këto modele njeriu të mësuar ose të përdoren nga të tjerët ose t’i përdorin të tjerët, çdo mardhënie midis dy njerëzve të tjerë e shpjegojnë si përdorje të njërit nga tjetri.

Se ska mundësi të jetë ndryshe.

Meqenëse nuk kanë tru më shumë se kaq dhe nuk njohin lloj tjetër mardhënieje, çfarë të themi, si ta shpjegojmë?
Ka përdorje. Se nuk janë msu me pa dy njerëz të qytetruar të cilët bashkëpunojnë duke respektuar pozicionet e njëri-tjetrit, mendimet e kundërta të njëri-tjetrit, pa përdorje, pa rolet servil-shtypës dhe shtypës-servil. Se njohin ketë lloj bote.

Pas zgjedhjeve të 2017 unë kam shkruar disa artikuj kritikë kundrejt politikës që ndoqi lideri i PD-së.
I kam përsëritur ato fjalë në çdo mbledhje gjatë analizës së zgjedhjeve dhe deputetët nuk ishin dakort me mua.
Në tre mbledhje kam debatuar me deputeten në fjalë; unë pikëpamje tjetër, ajo tjetër.
Mirëpo për ligje e parlament, bashkëpunojmë. Pse?

Sepse e quaj të rëndësishme lirinë e mendimit tim, pa lejuar askënd të më thotë që për hir të këtij apo atij, thuaj ketë apo atë.
E quaj fyerje të madhe të përdorem si postier.
Pra smë paska përdorur Lulzim Basha, po më përdorka një deputete.
Dhe ja quaj plus z.Basha i cili kur më tha se do më kandidojë për Këshill Kombëtar nuk më tha as ndërro mendim për çfarë ke thënë, asgjë të tillë.
Më tha vetëm “Shih ku ke njerëz dhe merr vota”.

Dhe po ta dij se kurrë nuk merrem me politikë, kurrë nuk bëj karrierë dhe se përfundoj me dele në mal, sbëhem postier as nuk tentoj t’i përdor njerëzit deri në poshtërim, se nuk i përkas këtij modeli.

Servilizmi është i vetmi biznes të cilin mund ta nisësht krejt lehtë dhe del me fitim.
Po nuk e kam nisur, se të them të drejtën ka pasur disa njerëz të mirë në ketë botë të cilët ma kanë vlerësuar sensin e drejtësisë, kokëfortësinë, guximin për të thanë edhe budalliqe por që janë budalliqet e mia autonome, të pavarura prej të tjerëve. Dhe kur ta vlerësojnë një sjellje të caktuar dhe shpërblehesh për atë sjellje, je i prirur për ta vazhduar atë sjellje.

Se di a ia vlejti ta shkruaj gjithë ketë, po meqë jam në makinë duke ecur e skam punë nëpër duar se po të kisha sdo kisha durim, po ua jap një shpjegim të hapur dhe të sinqert atyre të cilët ndoshta kanë nevojë për shpjegim.
Se e kam shumë verem të thonë po përdoret ky, jam tip krenar.

E ata të cilët skanë nevojë për shpjegim, punë e madhe, atyre edhe Zoti me iu zbrit në tokë e me iu thanë është kështu, ata nuk besojnë sepse e kanë paracaktuar se çfarë do besojnë.
Këta lloj njerëzish kanë kryqëzuar e vrarë me gur profetët e Zotit, se ata u kanë thanë të vërtetat, këta skanë besuar e i kanë vrarë që të mos ua thonë më.
Jo po më besokan mua.

Facebook Comments