Nga Bardhyl LONDO

Te kemi kerkuar gjithandej.
Te kemi kerkuar per te mbrojtur prej teje ten Zot,Gjergjin.

Po kurre nuk ta pame fytyren,
Kurre nuk e mesuam ngjyren e syve te tu.
Kurre s’e provuam shigjeten e urrejtjes tende,
sepse per dashuri as qe behet fjale.

Ti ishe kudo dhe s’ishe askund.
Te gjithe flisnin per ty
por askush nuk te kishte pare,
te gjithe perpiqeshin te ndermendnin portretin tend,
por asnje portret nuk i ngjante tjetrit.

Here na shfaqeshe si qen i ngordhur ne Sfetigrad,
Here vertiteshe si fantazme e frikshme ne kalane e Beratit,
po asnjehere kujt si the nje fjale,
Askush nuk ta degjoi timbrin e zerit,
askush nuk e mori vesh kurre
ne flisje shqip
apo ndonje gjuhe tjeter.

Ne netet tona te gjate e te erreta
si brekushe te renda orientale,
ti ishe kudo dhe nuk ishe askund.
Hija jote na torturonte si nje xhelat
por askush nuk ta kishte pare fytyren.
Emri yt me i madh se zjarri qe shkrumboi biblioteken e Aleksandrise,
na digjte te shkuaren,te tashmen dhe te ardhmen,
por askush nuk e ndjente temperaturen e kesaj furrnalte,
askush se kishte pare shkelqimin e saj verbonjes,
Nuk dinim ku te te ngushellonim kur te ndodhnin vdekje,
nuk dinim ku te te uronim kur kishe dasma.

500 vjet ti ishe nje hije
qe te krijuam vete
sepse,sipas zakonit tone te lashte,
nuk mund te rrime pa e torturua veten me mite hijesh.

U deshen 500 vjet te kuptonim
se ti ishe xhelati qe te krijuam po ne
Per te terrorizuar veten tone,
ti ne te vertete frymoje nga pak
brenda vetes tone
brenda secilit nga ne.

Vone e kuptuam:
duke u mare me hijen tenfe
ne merreshim me veten.

Vone e kuptuam:
ti ishe ne,
ne ishim ti.

Facebook Comments