Nga Ymer BALA

Duke lexue komentet per problemin e randesishem e tejet delikat siç asht ai i gjuhes Gegnishte e cila asht neperkambun padrejtesisht per dekada me radhe,konstatoj se grupe te ndryshme jane pozicionue ne dy anet e nji “litari”qe mund te thuhet edhe te nji “konopi” te cilet e terheqin ate dhe asnjena pale nuk leshon “pe’”!!!.
A asht ne te mire te kombit qe ky “litar” te keputet?!
A duhet te debatojme me gjakftohtesi,perkushtim,kulture e qytetari apo me fyemje,padituni dhe kokefortesi?
Une jam gege qe e adhuroj gegnishten e pasun, te veçante e me ata intonacionet e ambla qe nuk i len gja mangut edhe gjuheve ma te civilizueme ne bote por…
neqoftese ne shqiptaret nuk marrim e japim mes njeni tjetrit fjalet e shprehjet e bukura dhe autentike shqipe,atyne te gegnishtes e te toskerishtes, nuk do te bajme gja tjeter vecse do te rrahim uje ne havan!
Po pse,a nuk ka Toskerishtja fjale e shprehje e metafora te mrekullueshme te cilat e zbukurojne gjuhen tone?
A duhet qe ne geget t’i perqeshim e t’i perbuzim ato?
Apo tosket te na vejne ne gegeve epitete qe nuk i meritojme?
Te dyja palet do te banin nji gabim te madh i cili vertete do te na percante. Rilindasit tone ishin tejet tolerant ne kete drejtim.
Pse? Sepse kishin kulture te gjane dhe ishin patriote.
Vetem me njerez qe i kane keto cilesi sot, mund te korrigjohen gabimet dhe perçmimet qe iu bane padrejtesisht gegnishtes por…ne se geget sot do te “hakmerreshin” ndaj te folmes te bukur toske,atehere do te perseritej i njejti gabim qe u ba dekada ma pare.
Une kete koment e bana ne gegnisht por mue me pelqejne shume fjale,shprehje e metafora te jugut te cilat kurr nuk do t’i perçmoj sepse kesaj i thone me sha’ veten. Ne te gjithe jetojme nen nji çati,”gege e toske,malci e jalli” siç thonin korifejt e gjuhes gege.

Me respekt Ymer Bala.

Facebook Comments