Nga Ledian DROBONIKU

BE nuk është ai projekt që mashtrohet nëpër libra, media e ojf.
BE është një projekt elitist, antisolidar e antidemokratik. Ai nuk afron popujt dhe vendet evropiane, por thellon pabarazitë mes tyre.

Sot traktati mes Francës e Gjermanisë, çjerr maskën e BE si bashkim.
Pikat e marrëveshjes diktojnë hegjemoninë franko-gjermane mbi pjesën tjetër të Europës, duke bypasuar traktatet komunitare.

Në prag të zgjedhjeve të reja evropiane që priten të ndryshojnë KURSIN NEOLIBERIST ANTIDEMOKRATIK të BE, dy liderrrrrat pa legjitimet popullor (Merkel e Makron) duan të shërbejnë deri në fund elitave bankare neoliberiste.

Një EUROPË e fortë nuk mund të ngrihet kurrë kundër vendeve të vogla.
Ja pse duhet një projekt i ri evropian. Këtë herë demoskratik e jo elitist, social e jo neoliberist, solidar e jo konkurrencial.
Ashtu si thoshte Kant, pasuria europiane janë popujt dhe kultura e larmishme.
Ja pse duhet një bashkim demokratik e jo perandorak si ai karolingjian si traktati i ri franko-gjernan dikton.
Favoret politiko-ushtarake franceze nuk mund të shkëmbehen me diktatin financiar austerity gjerman, që po varros Europën.

Facebook Comments