Nga Qamil GJYREZI

1.Kthimi i besimit tek shqiptarët, detyre historike e P.D-së.
Kthimi i besimit për shqiptarët është detyrë historike e P.D.-së.
Këtë mesazh jep edhe lideri demokrat Lulzim Basha.
Ky është një mision historik që do ta cojë Shqipërinë drejt normalitetit.
Qeverisja Rama ka krijuar një anormalitet, që vetëm ekipi fitues i P.D.-së dhe lideri Basha mund ta normalizojnë situatën ekonomike dhe shoqërore në vend.
Kjo arrihet vetëm më rrëzimin e kësaj qeverie dhe zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pakontestuara nga palët.

2.Organizimi i ri i P.D-së, një model i ri.
Organizimi i P.D.-së është një organizmim tipik pro-perëndimorë.
Ashtu sic edhe kishte premtuar, Basha u përpoq dhe ja arriti qëllimit për ta kthyer P.D.-në në një model pro-perëndimor, kryesisht modeli gjerman i Partive Popullore
Mbas votimit të sekretarëve dhe anëtarëve të kryesisë së P.D.-së, opozita është gatshme për tu përballur aksionin opozitar me kryeministrin Rama në të gjitha nivelet. Zgjedhjet për kryesinë e re të P.D.-së prezantuan figura të spikatura teknicienësh me profil dhe personalitet shumë të mirë politik.
Në kryesinë e P.D.së u zgjodhën personazhe të cilët do të punojnë për programin politik qeverisës dhe aksionin opozitar të P.D.-së. Të gjitha figurat e zgjedhura kanë nivel shumë të mirë intelektual dhe poltik.
Ato përfaqësojnë figura të pastra politike në të gjitha planet dhe janë garanci për të ardhmen qeverisëse të P.D.-së.
Kryesia e re do të sjelli një mënyrë të re të vendimarrjeve të rëndësishme politike dhe është institucion që ka potencialet për të drejtuar P.D.-në dhe shqiptarët në të ardhmen.

3.Situata politike në vend dhe qeveria e dështuar e Rilindjes
Ekipi i P.D.-së ka nivel dhe përfaqësim shumë më të lartë se Rilindja, që prezanton ministra që nuk kanë të bëjnë me të majtën ose të lidhur me krimin dhe korrupsionin, minsitra të akuzuar për korrupsion si: Tahiri, Xhafaj, Gjiknuri, Nikolla dhe Beqja.
Të zgjedhurit e P.D.-së, kanë të gjithë me formim profesional dhe intelektual dhe të painkriminuar. Ky ekip do të kthejë shpresën për të gjithë neve.

4.Statuti P.D.-së i jep rëndësi zgjedhjes së femrave
Në bazë të nenit 9 pika 5 të statutit që detyron zgjedhjen në këtë përbërje të Kryesisë me 15 anëtarë, në mënyrë të detyruar 30% e këtij numri duhet të jenë femra.
Statuti P.D.-së i jep rëndësi zgjedhjes së femrave në organin më të lartë të P.D.-së. Zgjedhja në kryesinë e re e Deputeteve Jorida Tabaku, Grida Duma, Dhurata Cupi, Izmira Ulqinaku dhe Orjola Pampuri do të ndikojë pozitivisht në vendimarrjet në nivelet më të larta të P.D.-së.

5.Drejtuesit teknicienë do të drejtojnë punët e partisë..
Kryetari Basha ka zgjedhur të zbatojë skemën gjermane të partisë simotër C.D.U. duke ua lënë ‘punët e partisë’ teknicienëve.
Edhe zgjedhjet e sekretarëve përfaqësojnë figura me nivel të lartë politik dhe profesionistë të fushave të tyre.
Skema e C.D.U.-së sjell një formë tjetër të veprimit politik në P.D.
Punët e partisë do t’i ngarkohen teknicienëve.
Kjo skemë do të realizohet nëpërmjet sekretarëve të rinj të P.D.-së.
Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, sekretarit për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, sekretarit organizativ, Sahit Dollapi, sekretarit për cështjet zgjedhore Ivi Kaso dhe sekretarit për burimet njerëzore Ervin Minarolli.
Sekretarët e P.D., në rastin e ardhjes në pushtet do të jenë pjesë e kabinetit të Bashës kryeministër, pra stafi i afërt që do ta asistojë në operacionet e përditshme qeveritare.
Zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm e komentoi shumë bukur, ish ministri i drejtësisë Eduard Halimi.
Për Halimin, Gazmend Bardhi është një model merite.
Edhe sekretarët e tjerë kanë meritat e tyre politike, intelektuale dhe profesionale.

6.Organet statuore të P.D.-së.
Këshilli Kombëtar i PD-së, ka votuar edhe organet statuore të kësaj partie.
Ata janë: Bujar Nishani – Kryetar i Këshillit Kombëtar, Halim Kosova – Kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës, Jemin Gjana – Kryetar i Komisionit Zgjedhor
Arben Ristani – Kryetar i Komisionit te Apelimit, Alfred Rushaj – Kryetar i Bordit Financiar
Këshilli Kombëtar i P.D.së dhe edhe kërkesën për votëbesim nënkryetarëve Edi Paloka dhe Edmond Spaho dy figura të njohura dhe me kontribute në PD.

7.Përfaqësimi Ex-officio i grave dhe i rinisë në P.D.
Edhe përfaqësimi i grave demokrate nga Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë Albana Vokshi dhe i rinisë demokrate nga Kryetari F.R.P.D.-së Belind Këlliçi në kryesinë e re të PD-së, Ex-officio, merr një rëndësi të vecantë për këtë forcë politike.
Këto dy politikanë të lartë të P.D.-së përfaqësojnë potencialin e madh të grave demokrate dhë shtesën e cila duhet të dëgjohet shumë, të rinjtë e F.R.P.D-së. Natyrisht në këtë nivel është edhe përfaqësimi i zëdhënëses së P.D.-së Ina Zhupa dhe marëdhënjeve ndërkombëtare Gerti Bogdani.

8.Të persekutuarit politikë dhe përzgjedhja e zotit Tomorr Alizoti
Të persekutuarit politikë përfaqësohen shumë mirë nga Tomorr Alizoti, një kandidat i denjë për në kryesinë e P.D.-së.
Zoti Alizoti është një person me integritet dhe formim politik dhe intelektual.

9.Protesta për rrëzimin e Ramës
Këshilli Kombëtar vendosi të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave për largimin e Edi Ramës.
Gjithashtu vendosi të mbështesë si zgjidhje politike të krizës në vend krijimin e një qeverie kalimtare e cila do të përgatisë zgjedhje të lira e të ndershme
Qeveria kalimtare do të bëjë të mundur zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Me Edi Ramën kryeministër, zgjedhjet do të jenë në rrezik të madh. Edi Rama i vodhi zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017.
Ky ekip politik i P.D.-së, i jep shpresa të gjithë shqiptarëve për një të ardhme më të mirë në të gjitha planet.
Zgjedhjet në P.D. ishin të një niveli shumë të mirë, duke filluar nga organizatat politike lokale deri në nivelin më të lartë kombëtar, sic është kryesia e P.D.-së.

10.Edi Rama mban peng Partinë dhe Shqiperinë pa garë.
Po e mbylli këtë opinion me një deklaratë të deputetes së qarkut të Vlorës zonjës Nada Meçorapaj: “Ky është leksioni i parë që dhanë dje zgjedhjet për Kryesinë dhe Sekretariatin e Partisë Demokratike. Ndërkohë, kundërshtari ynë politik, Edi Rama, prej 6 dhe më shumë vitesh mban Partinë dhe Shqiperinë pa garë.
Siç zhduku zgjedhjet në PS i vrau ato edhe në Shqipëri.

Facebook Comments