Nga Enriko CEKO

Fjala ime ne sheshin e Teatrit Kombetar dhe Teatrit Eksperimental ne daten 19 Janar 2019 (varianti i plote).
Tashmë është mëse e dukshme se Shqipëria është qeverisur dhe po vazhdon të qeveriset me ligje speciale.
Konkretisht, ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe atij eksperimental, ligji i arismit të lartë dhe kërkimit shkencor, ligji koncesionar, ligji për partneritetin publik privat, ligji për prokurimet publike, ligji për riorganizmin e pushteti vendor, ligji për buxhetin e shtetit për viti 2019, etj, janë thjesht ligje të jashtëligjshme, speciale, të hartuara për të mbrojtur interesa të ngushta, në përftim të subjekteve të caktuara dhe në dëm të interesave të publikut dhe të qytetarisë. Në fakt, këto ligje kanë qenë investimet më të mëdha të atyre që janë sot në pushtet dhe kanë qenë ligje që kanë patur mbështetjen totale të Kryeministrit Edi Rama, që ka trumbetuar se me daljen e këtyre ligjeve dhe me zbatimin e tyre, do vinte edhe Rilindja e vendit, por në fakt jo vetëm që nuk është se ka ardhur Rilindja, por kjo qeverisje është shkaktari kryesor i shkatërrimit të burimeve natyrore, financiare dhe burimeve njerëzore në Shqipëri. Prandaj, qytetarët që preken nga këto ligje, qytetarët dhe shtresat e caktuara të popullsisë që dëmtohen më mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë nga këto ligje duhet që të bashkohen dhe të ushtrojnë të drejtën e revoltës përballë një regjimi diktatorial, kriminal, që ka dalë hapur kundër interesave kombëtare dhe kundër interesave të publikut marëshqiptar.
Konkretisht.
Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe atij eksperimental u vërtetua tërësisht se është një ligj që sjell përfitime për një subjekt privat në dëm të interesave të qytetarëve dhe në dëm të interesave kombëtare, ligj që del hapur kundër traditës, kulturës, historisë, ndjenjave të popullit artdashës shqiptar. Këto janë arsyet se përse ne duhet që të bashkohemi me artistët dhe të mbështesim ata në përpjekjen për të mbrojtur teatrin kombëtar dhe teatrin eksperimenal, këtë monument unikal të kulturës, historisë dhe traditës së përbashkët kulturore, artistike dhe këtë simbol të unitetit kombëtar, që qeveria ka për detyrë ta mirëmbajë, restaurojë, manaxhojë dhe të mbështesë artistët me të tëra kërkesat që ka një teatër kombëtar.
Ligji i arismit të lartë dhe kërkimit shkencor është një ligj special në dëm të interesave kombëtare dhe në dëm të rinisë shqiptare, në dëm të arsimimit të brezit të ri dhe në dëm të së ardhmes së vendit, duke favorizuar dukshëm në aspektin praktik kryesisht një subjekt privat të arsimit të lartë. Në lidhje me këtë ligj mund të themi se në parim është një ligj jo i përshtatshëm për kushtet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe për të ardhmen e tij. Është një ligj i cili edhe pse doli në periudhën gusht – shtator 2015 nuk gjeti zbatim jo vetëm për faktin se është i pazbatueshëm, por edhe për faktin se aktet nënligjore në zbatim të tij kanë dalë me shumë vonesë. Në nenin Nenin 141 të këtij ligji shkruhet: “aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji miratohen brenda një afati kohor prej 9 muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji”. Në fakt, VKM-të në zbatim të këtij ligji kanë dalë në Janar 2018, pra rreth 2 vite e gjysëm përtej datës së daljes së ligjit dhe pothuajse 1 vit e gjysëm nga afati i fundit i caktuar për përgatitjen dhe miratimin e akteve nënligjore përkatëse. Pra, Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, në mënyrë të jashtëligjëshme, i kanë nxjerrë këto akte nënligjore me vonesë, duke penguar zbatimin e këtij ligji, që në fakt është edhe investimi më i madh i këtij ndividi që na ka rënë për pjesë t’a kemi kryeministër. Pra, meqë Këshilli i Ministrave dhe Ministra e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve nuk kanë nxjerrë në afat aktat nënligjore për zbatimin e ligjit të arismit të lartë, duhet që personat përgjegjës për këtë shkelje të shkojnë për ndjekje penale dhe të dënohen sipas ligjit.
Vetëm për shkak të këtij ligji, studentëve shqiptarë vetëm në pesë vitet e fundit u janë marrë rreth 250 milionë euro vetëm në formën e kuotave të pagesës së shkollës, pa përfshirë këtu miliona euro pagesa të ndryshme të tjera, para që nuk dihet se në xhepat e cilit pushtetar kanë përfunduar.
Ligji koncesionar, nga mënyra si zbatohet është një ligj special, që privilegjon disa subjekte të caktuara të cilat përfitojnë para nga buxheti i shtetit, kur qytetarëve për këto shërbime u mbahen para në formën e taksave nga më të ndryshmet, para që shkojnë në xhepat e pushtetarëve të pushtetit qendror, vendor dhe në xhepat e disa subjekteve private. Përmendim këtu historinë e inceneratorëve, që janë investime të kërkuara nga subjektet private, që do ndërtohen me para nga buxheti i shtetit, në dëm të interesave të sektorit të riciklimit dhe në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe në dëm të buxhetit të shtetit, kur nga ana tjetër qytetarët dhe bizneset paguajnë taksa për mjedisin, taksa për makinat e karburantin dhe pastrimin e qendrave të banuara, para që nuk dihet se ku përfundojnë.
Ligji për partneritetin publik privat është një ligj me anë të të cilit bëhen përpjekje që të mbulohen vjedhja e mashtrimi i parave të publikut, duke bërë që edhe cilësia e produkteve dhe shërbimeve të pretenduara që ofrohen nga këto bashkëpunime nuk është ajo që pritet dhe ajo që trumbetohet në fakt.
Ligji për prokurimet publike ose keqpërdoret ose nuk aplikohet aspak. Në fakt pothuajse 30% e prokurimeve publike realizohen me prokurim të drejtpërdrejtë, në shkelje të këtij ligji, por edhe kur ligji zbatohet, zbatohet keq, sepse pothuaje të tëra punimet civile, produktet dhe shërbimet e realizuara me anë të prokurimeve publike nuk janë aspak cilësore dhe të përdorshme nga ana e qytetarëve.
Ligji për riorganizmin e pushteti vendor u trumbetua si një fitore e madhe e qeverisjes vendore, por sot pas disa vitesh që është vënë në zbatim duket sheshit se pushteti vendor nuk është ai që duan qytetarët, është i korruptuar dhe i paftë që t’u përgjigjet pritshmërisë dhe nevojave e kërkesave të qytetarëve. Në fillim i pretenduar se nga riorganizimi do uleshin kostot dhe do përmirësohej cilësia e shërbimit, por në fakt shpenzimet për pushtetin vendor sot me ligjin e ri janë 15 – 20% më të larta se tre vite më parë.
Ligji për buxhetin e shtetit për viti 2019 është një ligj që nuk pasqyron jetë e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi, që përbëjnë shumicën apo 99% të popullsisë së vendit dhe është një ligj që nuk synon të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetsrëve. Mjafton që të përmendim faktin se paratë që janë alokuar në këtë ligj për arsimin, kulturën, bujqësinë, shëndetsinë, mbrojtjen dhe rendin publik janë shumë pak dhe shumë larg nga parametrat e vendeve të Bashkimit Evropian, ku synojmë të shkojmë.
Prandaj, qytetarët të Republikës së Shqipërisë, ju ftoj edhe një herë për të disatën herë, të mbështesim studentët, t’i përkrahim ata në revoltën e tyre dhe të bashkohemi me ta të tërë, studentë të institucioneve private të larsimit të lartë, pedagogë të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë, gjimnazistë, që në vitin akademik 2019 – 2020 do aplikoni për të shkuar në shkollën e lartë, prindër të studentëve të sotëm dhe të studentëve të ardhshëm, pronarë të biznesve të vogla dhe të mesme, që prisni që nga shkolla e lartë të dalin specialistë të aftë për të drejtuar e punuar në bizneset tuaja, fermerë, që prisni që shkolla e lartë të ofrojë specialistë bujqësie të aftë që të zgjidhin problemet tuaja të mëdha që keni në punët e përditëshme në bujqësi, të gjithë së bashku në revolt kundër kësaj qeverisje të korruptuar.
Është mëse e domosdoshme që vendi të qeveriset sa më shpejt nga një qeveri tranzitore, e cila ka për detyrë të përgatisë një kushtetutë moderne dhe një kod të ri zgjedhr, në mënyrë që të garantohen zgjedhje të lira, të barabarta dhe me standarde.
Ju falemiderit.

Facebook Comments