Nga Indrit VOKSHI

Kështu i tha KM Edi Rama një studenteje e cila u ngrit dhe e kundërshtoi.
Ajo doli jashtë, ndërsa studentët e tjerë duartrokitën.

Së pari: Shpreh përçmimin tim për të gjithë ata studentë të cilët duartrokasin KM kur ai nxjerr jashtë njerën prej tyre veçpse u ngrit dhe foli.
Kjo quhet dëshmi skllavërie.

Së dyti: Dua t’i kujtoj cilitdo se ky Edi Rama i cili flet sot për konsensus dhe bashkëjetesë me të kundërtën dhe qorton studenten për mungesë qytetarie dhe mungesë gatishmërie për ta pranuar të kundërtën, është ai i cili frymëzoi goditjen e deputetëve të opozitës në parlament.

Ky është ai i cili ngriti një verb në parlament me “1 milion shuplaka” dhe “S’keni parë asgjë akoma” duke iu dhënë leje deputetëve të tij për të goditur.

Ky mban nën terror çdo kryeredaktor lajmesh për të prodhuar lajme që godasin të kundërtën.
Ky ka bërë çdo përpjekje për ta shuar, kapur dhe shfryrë protestën studentore, me infiltrime, me angazhim të drejtorëve të gjimnazeve (të faktuara me video), me blerje dhe kërcënim të rektorëve.

Kaq shumë e respekton ky të kundërtën.

Për ketë KM, demokracia, liria e fjalës, bashkëjetesa si qytetarë, vlejnë vetëm kur i shërbejnë atij për të maskuar interesat e tij.
Kur ato iu shërbejnë të tjerëve kundër tij, ato zhbëhen, prishen, censurohen.

Mirëpo demokracia duhet të funksionojë më së shumti për opozicionin, sepse opozicioni ka më pak mundësi.

Ky është njeri me mendje të pazhvilluar.

Ky është komunist, fashist, totalitar.
Dhe gjëja për të cilën ka më pak nevojë Shqipëria është totalitarizmi.

Totalitarizmi rrënon, sëmur, shkatërron dhe kjo është faktuar në shumë vende të Europës gjatë viteve 1900-2000…

Facebook Comments