Nga Ndoc SHABEN

Më 15 janar 2016 u nda nga jeta gazetari dhe intektuali i shquar Agron Bala.
Agron Bala ka lindur në qytetin e Shkodrës më 11 prill të vitit 1957.
I njohur jo vetëm si gazetar, profesor Bala ka patur një karrierë të pasur në televizion si skenarist, autor programi, pedagog dhe shkrimtar.
Prej disa kohësh, Bala vuante nga një sëmundje e rëndë, prej së cilës nuk arriti të shpëtonte. Ai humbi jetën në një spital në Itali.Kontributi i tij në gazetari daton që në fillim vitet ’90, ndërsa mbi 100 filma dokumentarë dhe programe janë përgatitur nën kujdesin e gazetarit. Ndër to përmendim dokumentare për Luigj Gurakuqin, Vaso Pashën, Hoxha Tahsinin, Mihal Gramenon, Shote Galicën etj.Që prej vitit 2006, Agron Bala ishte autor i programit 7X7 në RTSH.

Përsa i përket krijimtarisë letrare, ai publikoi dhe dy romane. Profesor Bala u lind në qytetin e Shkodrës. U diplomua në vitin 1982 në Universitetin e Tiranës, për degën gjuhë letërsi. Më pas mbaron studimet për gazetari për mos t’ju ndarë botës së televizionit dhe shkrimit.

“Për brezin e gazetarëve të pas viteve ’90-të, emri i Agronit është ndër më të njohurit dhe me shumë kontribute në gazetarinë radio-televizive. Ai do të mbahet mend si gazetar, themelues i radios së parë private në Shqipëri, profesor i gazetarisë, e njëkohësisht si skenarist i dhjetëra dokumentarëve televizivë”,

“Ai ishte një drejtues i njohur i emisioneve televizive dhe njëri ndër gazetarët e parë të Shqipërisë në selitë e organizatave evropiane në Bruksel. Gazetaria e lirë dhe pluraliste e pas viteve të rrëzimit të diktaturës komuniste, në themelet e saj ka edhe kontributin e jashtëzakonshëm të Agron Balës.”

Facebook Comments