Nga Mirton MATAJ

◾◾◾

Në emisionin Zona e Lirë e më të lirit, Arjan Çani, kryeministri që nuk ka lexuar 10 libra gjithë jetën servir si një nga 10 poezitë më të mira të shqipes një paçavure antishqiptare që tallet në mënyrë të neveritshme me heronjtë dhe poetët e Shqipërisë deri edhe në forma vulgare.
Edhe një serb i porositur të shkruajë diçka kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk do t’a kishte kryer detyrën më mirë.
Andi Bejtja ky shërbëtor i shumë zotërinjve me të cilin Tani Hoxha i Top Kanalit fshinte bythën apo e përdorte si karrem për të kapur zoçka “intelektuale” merr guximin të shpallë pavarësinë e tij nga veset, nga njerëzit që i paguajnë ushqimin, pijet,veshjet deri edhe motelet ku shkon me kurvat; ai është shembulli më i mirë për të treguar llojin e qeveritarëve, artistëve, gazetarëve,moderatorëve dhe gjithë lakenjve të tjerë pjesmarrës në Orgjinë e madhe me emrin Rilindje.
Në Rilindje të gjithë pallohen, të gjithë pallojnë por filmimet i arkivon vetëm Kryepalluesi…
Welcome to Hotel Kryeministria!

“ATDHEDASHURI”

Nga Andi BEJTJA

Në këtë vend ku dembelizmi është virtyt
Ku ka fusha të gjera me vese
Dhe gënjeshtër me këmbë të gjatë
Unë e kam lidhur historinë pas një gomari veshkurtër që mund të jem unë
ose vetë heroi ynë Skënderbe
Të cilin Vatikani e kurdisi
siç kurdiset një orë me zile,
po akrepat i la të mbesin
në shekullin e katërmbëdhjetë.
Po unë s’mërzitem
As ofendohem,
Europës nuk i mbaj mëri.
Vazhdoj të eci nëpër tym
si një Kostandin
Që ngrihet nga varri
dhe kujtohet se motër
s’ka pasur kurrë;
Duke mallkuar malet e larta krenarë
Që ia marrin frymën detit,
i bëhen ombrellë…
Mos kërko nga unë
të jem as Rozafë,
as Skënderbe,
as Kostandin.
E shumta që mund të kërkoni nga unë
është të jem Ismail Qemal,
Të ngre flamurin kombëtar
në xhep të pantollave bluxhinse
Për të shpallur në paqe e pa bujë
Pavarësinë e Mendjes Time…

Facebook Comments