Nga Hysamedin FERAJ

Edi Rama ka urdhëruar studentët dhe pedagogët e Partisë së tij të paraqiten sikur duan të bëjnë mësim, dhe të ushtrojnë dhunë ndaj studentëve që “po pengojnë mësimin”.
Zhvillimi i mësimit vetëm me studentët dhe pedagogët e Partisë Socialiste e kthen Universitetin publik në shkollë të partisë, saktësisht siç ka qenë shkolla e partisë: vetëm për anëtarët e partisë në pushtet.
Ideologjia e shkollës partiake publike e implikon të qenit shkollë policore. Prandaj në sfond të militantëve Edi ka vendosë policinë private dhe shtetërore.
Prandaj vendi i bojkotit të studentëve është Universiteti, Fakulteti, jo shtëpia as kafeneja.
Universiteti publik është i studentëve dhe pedagogëve që janë studentë, jo i militantëve partiakë.
Edi Rama betohet se e do universitetin, por si gjithçka tjetër, vetëm duke e shkatërruar dhe tëhuajësuar. Nuk ka gjë me të dëmshme e më të rrezikshme se dashuria e Edi Ramës.
Urojmë të mos na dojë Edi Rama, të mos e dojë Shqipërinë, Kosovën, të mos i dojë shqiptarët kudo që janë. Uroj t’i dojë vetëm militantët e tij të sotëm, viktmat e tij të nesërme.

Facebook Comments