Nga Luciano HODO

Që nje dite para , filluan porosite nga nena ime ..
– Neser eshte minus 7 grade temperatura .
Vishu trashe merr shallin ..vish kete e vish ate…

Kur zgjova sot ne mëngjes , pashe tek koka e krevatit tim , triko te trasha , xhup i madh , dorashka e ç’të them.
Sikur po nisesha par ne polin e veriut ..
Nuk doja ta merzisja mamin dhe u vesha si donte ajo .
U “blindova” !
Babi kish dale me pare.
Kishte ndezur makinen ,qe une ta gjeja te ngrohte ..
U rehatova ne ndejtëse, nen ajrin e ngrohte te “klimes” .
Mbërritem tek shkolla .
Perqafova babin dhe prita te nxirte kuleten te më jepte “dietat” e dites ..
Vrapova ne oborr te shkolles dhe fillova te takoj shoket e klases ..edhe mesuesit ..

U ula ne tavoline dhe me gjysem zeri salutova Saren.
Shoqen simpatike te “banges”.
-Ç’kemi ? Si e kalove vitin e ri ?
More ndonje dhurate ?
Ajo treti shikimin nga dritarja dhe e mbylli me dy fjale ;
– Mire , si te gjithe !
Nuk i fola më.
Kuptova ! I dija mire , “kushtet” e saj .
Aty nga ora e dyte e mesimit klasa u be akull.
Nje kondicioner i vogel qe kemi.. filloi te nxirte ajer te ftohte …
– Nuk ngroh kur temperaturat jane me minus …
U justifikua mesuesja ..
– Kush te doje mund te iki sot ne shtepi tha ajo me zë te deshperuar …

Askush nuk foli apo lëvizi …
Vetem shkembyem shikime .
Kur mbaroi ora e trete erdhi drejtori dhe tha , qe mbyllet mesimi per sot .

Mora rrugen per shtepi.
Nga prapa degjova nje ze te ndrojtur
– Luçi, nuk erdhi babi të marri me makine?
– Ai eshte ne pune …por kam qejf te eci , se jam i veshur mire- i thashe Sares , shoqes te banges .
Por ne çast u bera pishman !
Vura re qe ajo kish nje xhup te holle , dhe atlete verore ne kembe .
Me erdhi keq …
Mu kujtua ajo fjala;
– I ngopuri nuk pyet per te uriturin…

Po une i veshur mire ,e ngrohte, duhet te pyes per ata qe ndjejne ftohte?!

Po ecnim te dy .
Te heshtur .
Sara e kish vënë re qe une kisha rënë ne mendime, e nuk fliste
Mbërrita ne shtepi.
Ngrohte gjithandej.
Sa mbaroi mami se perqafuari , une filloj me bresheri ti tregoja per Saren .
– Biri im , do te tregoj qe edhe une keshtu jam rritur!
Ne mot te keq dhe “zbathur” shkonim ne shkolle.
Por atehere ishin vitet 70 …
Sa keq më vjen per Saren..edhe pse eshte viti 2019.

Pas pak me mori babi ne telefon dhe me la pa mend .
Pasi une i tregova si kalova sot ..
Me recitoi disa vargje te mesuesit dhe shkrimtarit permetar Nonda Bulkes.
Jane aktuale më tha .
Une nuk e kuptova dot fjalen “Aktuale” !
Por vargjet qe recitoi babi , i gjeta ne internet dhe po i shkruaj te plota më poshte:

Nënë e bir

Nga Nonda BULKA

-Nëno!…
-Bir!
-Dua bukë!
Mëma hesht.
-Nëno!
-Bir!
-Ngriva!
Mëma psherëtin.
-Nëno!
-Bir!
-Më dhemb koka!
Mëma s’përgjigjet.

S’ka bukë, s’ka zjarr, s’ka të holla për doktor. Dhe djali psherëtin. Mëma s’përgjigjet. Psherëtin edhe ajo ngadalë. Djali nuk i dëgjon psherëtimat e mëmës. Mëma dëgjon tiktaket e zemrës së të birit. Një grua plakë e rreckosur, me fytyren rrudha-rrudha, rri mbi kokën e një djali dhe vështron me sy të zgurdulluar. S’guxon të qajë; ka frikë mos ta zgjojë djalin që porsa filloi të flejë. Rri dhe e vështron. Dy lot helmi shkasin prej syve të neveritur. Ngadalë, pa zhurmë, mbështet dorën e vet mbi ballin e djalit dhe djali zgjohet përsëri.
-Nëno!
-Biri i nënos.
-Dua bukë!
Nëna hesht.
-Nëno!
-Xhani i nënos!
-Më ngrinë këmbët!
Nëna psherëtin.

Dhe djali fle përsëri; dhe nëna rri dhe e vështron, dhe ngadalë qan e psherëtin. Në heshtjen tragjike të një nate dimri, në odën pa dritë luhet një nga mijëra tragjeditë e jetës njerëzore. Dhe çdo tragjedi është një poemë e gjallë! Poema e shekullit njëzet e një!
Një mëmë; pranë saj një dhogë, kora e Shën Mërisë. Mëma e vështron koren e shenjtë, i afrohet, e puth dhe kthehet pranë djalit. Një shkëndijë shprese shkëlqen në sytë e saj.
Shën Mëria hesht!
Që nga larg, zhurma e muzikës së radios tingëllon në veshët e mëmës. Dhe djali fle, pa bukë, pa zjarr, pa dritë.

-Nëno!
-Bir!
-S’jam mire!
-T’u bëftë nëna, fli!

Dhe djali fle përsëri. Dhe mëma qëndron si shtatore! Hedh sytë tej e përtej, vështron korën, vështron djalin dhe psherëtin thellë. Dhe djali fle! Mëma i vë dorën në ballë! Balli është i ftohtë! Mëma i trazon dorën. Dora ka ngrirë. Mëma e puth në buzë. Buzët janë mbyllur përjetë. Mëma qan me zë, por djali nuk zgjohet. Dhe zërit të mëmës i përgjigjet heshtja e natës. Kora përkarshi vështron dhe hesht. Një trup i ngrirë. Një mëmë me sy pa lot. Një natë dimri vdiq i biri i një lypseje. S’u prish bota, as fukarallëku s’mori fund.

Facebook Comments