Nga Faik KANDARE

Çfarë proteste o Njeri?!

Do të mrekullohesha po te kishte vertete ne kryeqytetin tone nje proteste te paralajmeruar!
Ti thua protestë studentesh, nuk jemi gati te pranojme se edhe studentet aty jane shqiptare, si ne qe dolem nga izolimi. Ndoshta keta jane edhe me keq…
Keta dolen nga tranzicioni, qe i kishte te gjithe veset brenda, teksa virtyti merrte arratine, dhe pikerisht si i tille ai (virtyti) ndodhte te ndeshkohej!!!
Pse, sepse bota e tera po shtyhet nga panevojeshmeria e virtytit, miku im.
Ti beson se ndokund tjeter jetohet me dinjitetin e enderruar dikur?!
Bota mezi e pret nje sundues te llojit te atyre qe zbresin e ngjiten ne tiranite ballkanike, eurolindore aziatike, per te mos thene se askush nuk pyet me ç’ndodh me pranverat!

Kam hedhur nje fjalim te Vaclav Havelit, imagjinar, perpara atyre qindramijrave ne Pragë.
Pa zë, ai merr persiper t’u kerkoj ndjese atyre qe me kot prisnin diçka prej Tij!
“Une jam ketu se ju me doni nga qe besoni tek deshira juaj, te cilen keta qe me lejuan mua te ngjitem e te flas kunder tyre, ma tallin qysh ne nisje…
Po te ishte se duhej diçka per Ju aty poshte, keta qe me dhane lejen mua, nuk do t’ja jepnin atij…
Nuk beni mire ta zhgënjeni veten pas zhgenjimeve te deritanishme…”

Si i behet?!
Une do enderroja nje deshtim te bukur te protestes se neserme.
Ajo do deshtoje, miku im, jo se shumica jane te Majte, nga te Majtet e familjeve qe jane zemeruar me Edi Ramën pse ktheu gjysmash Mid’hat Frasherin, se ata po e kercenojne me rrezim o Njeri, jo se te djathtet reale, historike, as te djathtet prej liberalizmes se vitit ’73, qe ngjiten Dashnor Mamaqin minister, para se ky KM sot te bente ministreshe Balluken dhe Mamaqin tjeter ta sharlatanonte si gaztor per ibret!
Studentet do duhen lene te ngrihen e te bien vete , siç jane ashtu cope cope, por jo te keshilluar prej po atyre studiove qe s’e kane per gje ta rrezojne edhe ate qe do ngjitet me po ate zell dekonstruktiv si kete qe eshte, se keshtu e rrezuan edhe ata qe ishte me pare:

Pa motiv parimor, memedhetar jo e jo…

Ata e keshillojne studentin (e paaresimuar per shkak te tranzicionit) qe te behet si ai i 90-es!
Mos o Zot!
Me simpatiku mes tyre duket ai Arlind Qorri dhe e merr me mend sa dramatike eshte kur ne sfond te dukjes se tij eshte Che Guevara, Qemal Stafa, Jaser Arafati?!

Asnje student qe vjen nga e djathta si koncept, se nuk e kam fjalen per bejlurçinat une, ti e di.
Do doja dike te kthehej seriozisht nga Perendimi, i bere, i kualifikuar, pra duhet te presim gjate…
Edhe atehere, nese Perendimi nuk ka hequr dore perfundimisht nga Lindja: Vrafshi veten!
Okay, my friend. Le te presim deri neser natyrisht me shprese!
Une do t’ju ndjek, ne fund te “protestës” duke buzeqeshur!

Facebook Comments