Nga Indrit VOKSHI

Sulltani i Ghaznas paguante 400 shkrimtarë oborri të cilët lartësonin dhe pastronin emrin e tij.
Oborret Totalitare të Stalinit dhe Enverit kishin propagandistët dhe humoristët përkatës.
Çdo oborr në çdo kohë ka mamaqët e vet.
Nuk ka galje.
Ne duhet me u marrë me mënyrën, me zgjidhjen.
Demokracia e fundos ketë totalitarizëm ku jemi dhe ku duan të na rrokullisin. Vetëm pretendimi për demokraci e fundos sepse e nxjerr jashtë kohe.
Nuk duhet të demoralizohemi.
Sado keq të ketë shkuar përpjekja për demokraci (1990-2013) ne nuk duhet të mërzitemi e të kapitullojmë; duhet të përpiqemi përsëri, më fort, më ndryshe, duke pas nxjerrë leksione nga 1990-2019.
Nuk mund të heqim dorë nga lufta për demokraci, për votë dhe për institucione kushtetuese vetëm pse këto vite nuk kemi pasur aq sa duhet sukses.
Po deshëm ta mposhtim ketë rend totalitar, duhet të shqiptojmë pa u lodhur; votë, pronë, liri shprehjeje, ndarje pushtetesh, gjykata.
Kështu i mitizojmë këto koncepte, kështu i edukojmë njerëzit dhe i bindim që këto t’i marrin e tua rishtrojnë partive si pretendime. Pa respektuar këto, askush të mos e meritojë qeverisjen.

Nuk ka rrugë tjetër.

Facebook Comments