Nga Qamil GJYREZI

Gazetarët dhe artistët kanë një ndikim të madh në një shoqëri të caktuar në të gjitha planet. Ata ndikojnë pozitivisht por edhe negativisht, në kurriz të komunitetit dhe zhvillimeve politike të një vendi, për para dhe pushtet.
Me këtë titull nuk dua të nënvleftësoi profesionin dhe pozicionin artistik të Kllounit. Kllounët janë njerëz të nderuar që kanë në misionin e tyre artistik dhe shoqëror për të ndikuar tek fenomenet negative që ka një shoqëri dhe për të ironizuar politikanët. Artistët janë qënie shoqërore, por kur artin e tyre e vënë në shërbim të njerëzve pse jo edhe të politikës, por jo në kurriz të shoqërisë dhe të problematikave që ndeshen në jetën e përditshme. Ermalët, Arditët dhe të gjithë”artistët kllounë” që vihen në shërbim të politikës të gjithë partive të djathta e të majta në këto 28 vite, duhet të “diskretitohen” në publik. Një ditë lexova në një sit-online, artikull nga Kastriot Dervishi, tek gazeta Minerva, që Ardit Gjebrea, kishte punuar për ish-sigurimin e shtetit, për të gjurmuar këngëtarët italianë në fillim të viteve 90-të. Arditët dhe Ermalët, jo vetëm që kanë guxim të “shesin pordhë” me artin e tyre dhe të mos i vlerësojnë aspak këto lajme, mbasi mbështeten nga politika e majtë dhe e djathtë. Biles edhe bëjnë “politikë kulturore”, duke ndikuar tek ministrat, falë edhe aftësive të tyre artistike. Nuk kam ndërmend të merrem me ndikimin artistik, aftësitë dhe nivelin artistik, por me ndikimin negative që kanë tek zhvillimet politike, në funksion të parasë dhe “bosëve” politikë që ju japin këto para.
Me këto “lojra” Ermalët dhe Arditët marrin para publike nga të gjithë politikanët. Marrrin nga Erioni dhe Edi, se janë mësuar me këtë lloj forme edhe më parë.
Ermali në kulmin e protestave studentore, përpiqet të përmirësojë imazhin e Kryeministrit Rama, kur të gjithë e akuzojnë Ramën për të gjitha zhvillimet në vend, ekonominë, korrupsionin etj.
Ermalin dhe miqtë e tij i ka “sponsorizuar” edhe P.D.-ja 8 vjet!
Ermalin dhe miqtë e tij i ka “sponsorizuar” P.D.-ja 8 vjet (2005-2012)! “Ermali dhe miqtë” e tij kanë hedhur baltë (djegur) mbi demokratët e ndershëm, kontribues dhe intelektual duke shrytëzuar shumë mirë përfitimet që të jep pushteti në vitin 2005! Tashti Ermali me miqtë e tij bëjnë “lojën” e pushtetit! Frangaj i jep më shumë hapsirë Ramës dhe më pak Bashës! Frangaj kërkon përsëri para, mbështetje nga qeveritë e ardhshme, se është mësuar me paratë publike të taksapaguesve, për të bërë “megaaktivitete”.
Kjo asht marrëveshtja e vitit 2012 me Edi Ramën, tek “Darka e fundit” ! Po sjell një shembull! A do të ishte më mirë Drejtor i përgjithshëm në T.V. Publik, një gazetarë intelektual dhe demokrat, apo një “pjellë” e ish-komunizmit, sic ishte Petrit Beci, ish kameraman në Kinostudio, organizator koncertesh dhe mik i Aleks Frangajt! Me Aleksin dhe Petritin ishte edhe “anti-komunistja” Jozefina Topalli në vitin 2005, që hedh baltë sot për P.D-në! Nuk po përmendi gazetarin Mero Baze, që e gjeti strehën e vet, tek PS-ja!
Jozefina, Petriti dhe Aleks Frangaj.
Ky “grup” pati ndikim të madh në media publike dhe aktivitete në vitin 2005, me ardhjen në pushtet të PD-së. Bënin sikur po punonin për P.D.-në, por në realitet punuan për vehte dhe intersat e tyre. Aleksi me Petritin kishin ndikim tek emërimet, nga gazetarët kombëtarë dhe lokal, muzikantët deri tek pastruesja e T.V. publik dhe arikiva që e boshatisën. Njerëzit mendonin se po bënin punën e P.D.-së. Jozefina Topalli pati një ndikim të madh, që nga zhuritë, investimet, këngëtarët dhe artistët, mbasi po investonte për tu bërë Kryetre e P.D.-së. Media ta jep këtë shans për tu promovuar dhe për të arritur qëllime të mëdha politike. Por në realitet nuk mori asgjë, por u vetlargua nga P.D.!
Prandaj sot akuzon kyetarin Basha, se ju prishën planet e mëdha. Me Berishën nuk guxon të merret se ja mbyllë “sqepin”.
Por “sqepin” kërtyre personazheve ju mbylli organizimi i P.D-së, model në të gjitha nivelet. Profili politik me shumë të ardhme i Lulzim Bashës dhe fitoret politike të P.D.-së, në zgjedhjet lokale dhe kombëtare.
Prandaj gazetarët dhe artistët “kllounë” bashkëpunojnë me politikanët “kllounë” për të realizuar qëllimet e tyre të mbrapshta artistike, në dëm të zhvillimit dhe të ardhmes së vendit.
Ata shpesh me “kllounlleqet” e tyre, duket se ndikojnë pozitivisht tek publiku për zbutjen e problemeve të tyre, por në realitet ndikojnë shpesh shumë keq për të ardhmen dhe zhvillimin shoqëror dhe ekonomik.

Facebook Comments