Nga Beniamin BAKALLI

Ajo që nuk mund të mbetet në hije, është përpjekja e Mbretit Zog, për dërgimin e sa më shumë studentëve shqiptarë të cilët do të vazhdonin studimet e larta jashte vëndit, në universitetet më të mira të kohës.
Prej shtetit shqiptar, dërgoheshin çdo vit rreth 400 studentë me bursat e shtetit apo të tyre dhe pikërisht në vendet perëndimore.
Italia, Franca, Austria, Zvicra e Gjermania, do të ishin vendet më të preferuara për studentët shqiptarë të cilët gjithsesi shkonin për studime mbi plane konkrete të qeverisë. Duke parë kalimthi statistikat e kohës të bie në sy sidomos numri i madh i mjekëve, oficerëve dhe ekonomistëve ngase shoqëria shqiptare e sapongritur në këmbë, kishte shumë nevojë për këto fusha të specializuara.

Mbreti Zog jo rrallë merrte kontakte me rininë studentore shqiptare, i dëgjonte ato me kujdes duke paraparë tek ajo gjeneratë ardhmërinë e kombit të vet.
Ai ndjehej i ngazëlluar nga këto takime e biseda, sidomos kur haste me dëshirat e mëdha të tyre për tu kthyer sa më shpejt në Shqipëri e për të ndihmuar sa të mundin, për ngritjen nga prapambetja të kombit të vet.

Facebook Comments