Nga Qamil GJYREZI

Kryeministri Rama bëri disa ndryshime “gati papritur” në kabinetin e tij qeveritar, ose Rama 2, por ne te vertete këto ndryshime erdhën pas kërkesave për dorëheqje të liderit Basha dhe P.D.-së, popullit në opozitë, rinisë, pencionistëve, të papunëve, rritjes së cmimeve të produkteve bazë në vend dhe një seri “skandalesh” të qeverisë Rama.

Duke shfrytëzuar pushimet e festave Rama mblodhi Asamblenë e P.S.-së, dhe krejt papritur bëri ndryshimet në qeveri, të cilat kontestohen nga shumë faktorë politikë në vend dhe kryesisht nga opozita dhe lideri Basha.
Për këto ndryshime kryetari i opozitës Basha deklaron se: “Vendimi i Ramës për shkarkimet masive në qeveri janë vendime të një degraduari pranë fundit.
Ndryshimet në qeveri janë një tallje me shqiptarët.
Edi Rama i trajtoi ata si popull i padenjë të cilëve u vendos mbi kokë kë të dojë.
Mund të kishte emëruar ministra edhe shoferin apo parukieren e tij.
Shqiptarët panë qartë sot se Rama nuk ka nevojë për ministra. Ai qeveris direkt me oligarkët dhe me krimin”.
Qeverinë e Re, do ta quaj “Qeveria e plakut të vitit të ri”, mbasi Rama i bëri ndryshimet në qeveri pikërisht para datës 31. Dhjetor. 2018.
Njëkohësisht Rama po tenton të bëjë një lloj “Vetingu fallso”, për ministrat e akuzuar nga P.D. dhe media për “megavjedhje” të parave publike dhe skandale qeveritare.
Protestat studentore, protesta e emigrantëve, skandalet me “Babale” dhe ministra të akuzuar për korrupsion nga opozita, e detyruan Ramën të zevendësojë ministrat e tij të përfolur për afera milionëshe.
Një variant i mundur është edhe se Rama projekton fitoren në zgjedhjet lokale dhe kërkon që ish-ministrat e shkarkuar të punojnë në zonat e tyre elektorale për të organizuar shtabet elektorale në qarqe dhe për për pregatitur vjedhjen e votave, sic bëri në vitin 2017, në zgjedhjet e përgjithshme.
Me shkarkimet e ministrave të akuzuar për korrupsion dhe skandale Rama i fali në një farë mënyre ose e thënë më mirë i “shiti” ministrat e shkarkuar, duke larguar përgjegjësitë nga vetja.
Ta marrim të mirëqenë se Rama i fali këto ministra.
Po drejtësia e “gjoja e pavarur” dhe SPAK, a do ti fali këto ish-ministra që kanë shpërdoruar fondet publike?
Mendoj se edhe me ndryshimet në qeveri edhe me tentatvat për të gënjyer me imazhin e një qeverie të re, Edi Rama dhe PS-së, duhet të nxjerrin konkluzione sa nuk është vonë, se Shqiptarët kudo që janë, nuk do të janë dakord me reformat fallco dhe me “Qeverinë e plakut të vitit të ri” të Ramës.

Facebook Comments