I dashur Z. Demalia,
I dashur Ilir,

Shpresoj që ky mesazh t’ju gjejë mirë nga ana shpirtërore e shëndetësore.
Po ju shkruaj thjesht i shtyrë nga një postim i juaji më i fundit, përmes së cilit ju sfidoni
publikun të gjejë një dorëshkrim të shkruar nga Lartmadhëria e Tij, Mbreti Zog.
Në frymën e shëndoshë të debatit, jam i kënaqur të bashkëngjis një telegram të nisur nga im gjysh në 1935; është shkruar me dorë dhe nënshkruar nga Lartmadhëria e Tij.
Në arkivin mbretëror gjenden gjithashtu të tjera letra dhe korrespondenca, të cilat ne do t’i bëjmë publike në një të ardhme të afërt.
Ju lutem, vini re se gjuha e zakonshme diplomatike që përdorej, ishte më së shumti frëngjishtja, e cila po ashtu ishte gjuha e shkruar e preferuar në korrespondencën mes Faik Konicës, Nolit dhe Mbretit Zog.
Përveçse në shqip dhe frëngjisht, Mbreti Zog zotëronte gjermanishten, turqishten osmane, arabishten dhe anglishten.
Mësuesit shqiptarë të Mbretit Zog kanë qenë Hysin Effendi Çeken nga Elbasani dhe Dervish Hima.
Të dy ishin punësuar nga Xhemal Pasha për të qëndruar në Burgajet.
Ju uroj suksese të mëtejshme në gjithë përpjekjet tuaja.

Sinqerisht

Leka II

Princ Leka i Dytë

Facebook Comments