Nga Indrit VOKSHI

Toka nuk mund të lihet pa u punuar.
Përshembull, fusha e Torovicës apo çdo fushë meqenëse është parcelizuar në 10-15 ose 5 dynym, është e pamundur që pronari të organizojë mbjelljen e një kulture.
E para, ka pak tokë, e dyta, jo çdokush është mjaftueshëm i zoti për të krijuar një biznes bujqësor.
Me pak fjalë, shumë poseduesve u ka mbetur toka në dorë e nuk dinë çfarë të bëjnë me të.

Kështu, shteti shqiptar duhet të veprojë për të nxitur kompanitë private bujqësore. Në këto pika:

I.Çdo biznesmen bujqësor i cili arrin të bashkojë 20 hektarë tokë në marrëveshje me pronarët e tokës bujqësore, merr prej shtetit shqiptar një x shumë të përshtatshme për ta ngritur e çuar përpara biznesin e tij.

II.Këto para të cilat shkojnë prej arkës së shtetit tek biznesi bujqësor, kthehen përsëri në arkë me një formulë dhe për një kohë të caktuar, pra iu kthehen qytetarëve të cilëve iu janë marrë.

III.Pronarët e tokës marrin nga biznesi bujqësor qera toke për aq sa tokë kanë dhe kanë prioritetin për të punuar në kompaninë bujqësore. Kjo i jep potencialisht çdo familjeje “dy rroga”, qeranë dhe punën.

IV.Kjo formulë çdo në ndërtimin e kompanive bujqësore të cilat do ta prodhojnë miellin këtu, domaten këtu, bostanin këtu etj. Ku çon kjo? Ulen çmimet e produkteve bazë dhe, kompania shkon drejt industrisë së mëtejshme; prej domates këtu, bëhet fabrika e salcës këtu.

V.Ju duhet dhanë mbështetja njerëzve që punojnë, kanë talent dhe krijojnë punë edhe për të tjerët. Këto kompani bujqësore do të futen në treg, do të krijojnë kapacitete menaxhuese dhe marketingu dhe sdo kenë më nevojë për mbështetje shtetnore pasi ecin vetë.

VI.Toka bujqësore futet në prodhim, ekonomia e Shqipërisë zmadhohet, qarkullimi i parave rritet, standarti i jetesës përmirësohet.

Më mirë pak vite subvencion për ata të cilët krijojnë punë për të ardhmen.

Facebook Comments